52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Rritja e kredisë për shtëpi nuk po ndalet as në muajt e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për periudhën janar-shkurt, sektori bankar disbursoi rreth 7.5 miliardë lekë kredi të reja për shtëpi, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit.
Kredia për shtëpi është në rritje me 5.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Fillimi i ciklit të shtrëngimit të politikës monetare në vitin 2022 krijoi pritshmëri se gradualisht kredia për shtëpi do të ulej, për shkak të normave më të larta të interesit. Deri tani, një gjë e tillë nuk po ndodh, edhe për faktin se, të paktën në monedhën vendase, rritja e interesave rezultoi më e ulët nga sa parashikohej.
Banka e Shqipërisë e ka ndaluar rritjen e normës bazë në nivelin 3.25%. Me rënien e inflacionit gjatë muajve të parë për këtij vit (në nivelin 2.6% për shkurtin) gjasat për rritje të mëtejshme janë të vogla, të paktën me të dhënat e deritanishme.
Norma relativisht e ulët bazë është reflektuar në yield-e të ulëta të titujve qeveritarë dhe në norma të ulëta interesi të kredisë për sektorin privat.
Norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën lekë në muajin janar këtij viti ra më tej në nivelin 4.65%, nga 5.12% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia e normave të interesit e ka bërë kredinë në lekë mjaft tërheqëse. Të dhënat e bankës së Shqipërisë treguan se kredia e re në monedhën vendase për individët u rrit me 78% në dy muajt e parë të këtij viti.

Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën euro arriti në 5.23% në nëntor 2023, nga 4.55% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Te kredia në euro u vërejt një tendencë rritjeje graduale e normave, duke reflektuar shtrëngimin monetar të Bankës Qendrore Evropiane dhe rritjen e Euriborit.
Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se të paktën një e treta e transaksioneve në tregun e pronave financohen me kredi bankare. Vijimësia e rritjes së kreditimit po vazhdon të mbështesë kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme.
Megjithatë, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë bankare për prona vlerësohen me shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që në deklaratën e fundit për Shqipërinë i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar. Sipas FMN, vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar.
Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike nga FMN mbështeten kryesisht në zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë së dhënë nga bankat për financimin e blerjes së tyre./ Monitor.al
Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve ka shfaqur shenja për...
Banka e Shqipërisë ka blerë afërsisht 249 milionë euro në ...
Sot, më 2 prill 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Deri tani tarifa për depozitimin e monedhave metalike ...
Nga 27 marsi nisën aplikimet për fermerët që do të mbështe...
Sot, më 1 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Investimet e direkte huaja kanë shënuar një tendencë rritë...
Sot, më 31 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 30 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun shënoi një rritje t...
Paratë që emigrantët dërgojnë te familjarët e tyre kan...
Nga data 5 prill 2024, tri bashki që furnizohen me ujë nga...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...