Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Një nga investimet më të fundit në Shqipëri ka qenë Spitali Memorial i Fierit. Godina, disa pajisje dhe një pjesë e stafit janë “dhuratë” nga qeveria turke. Spitali u konsiderua me “5 yje”, ndërsa do t’i vinte në ndihmë disa qyteteve në jug të Shqipërisë.
Por, i inauguruar me shpejtësi para zgjedhjeve parlamentare të prillit të vitit 2021, në këtë spital kanë filluar edhe problemet e para. Përpos ankesave për trajtimin të ndryshëm financiar të personelit turk dhe shqiptar, disa pajisje nuk po funksionojnë, duke sorollatur pacientët.
Ne redaksinë e emisionit "Fiks Fare" mbërriti një denoncim se në këtë spital mungon kontrasti për të bërë rezonancën e kokës (MRI ). Pacienti është i detyruar ta blejë vetë nëse dëshiron të marrë këtë shërbim. Por, problemi qëndron se kontrasti është vetëm për përdorim spitalor dhe nuk mund të blihet në asnjë farma.
Në ankesën që u dërgua drejt redaksisë së "Fiksit" shkruhej “Në spitalin Memorial të Fierit nuk bën dot EZHE, pasi s’ka kontrast për EZHE. Doja të bëja një EZHE koke, por mjekët më thonë shko blejë vetë kontrastin. Unë nuk kam para të blejë dhe rrezikoj jetën. Nuk kam para as për në privat, si mundet pacienti të blejë kontrastin për aparaturën e EZHE-së vetë?!”
Pas kësaj ankese, gazetarët e emisionit Fiks Fare udhëtuan drejt qytetit të Fierit, dhe u interesuan te personeli i Spitalit Memorial të Fierit, në Pavijonin e Radiologjisë. Infermieri pohon se për të bërë rezonancën me kontrast duhet ta blesh vetë pasi spitali nuk ka. “U kemi thënë pacientëve ta sigurojnë vetë dhe të vijnë ta bëjnë. Janë njoftuar me e-mail spitalet që nuk ka kontrast” shprehet ai. Pyetjes së "Fiksit" se ku mund ta blejnë apo sigurojnë pacientët e interesuar, infermieri ngre supet.
Pasi konfirmuan se spitali me ‘5 yje’ nuk disponon kontrast që duhet për bërjen e rezonancës, pyetja tjetër që u shtrua nga gazetarët e Fiksit ishte se ku mund ta sigurojnë pacientët këtë lëndë me përdorim spitalor.
"Fiksi" pyeti në disa farmaci në qytetin e Fierit, nëse shisnin apo jo kontrastin për rezonancë të sugjeruar nga ky spital. Në të gjitha farmacitë ku "Fiksi" u interesua askush nuk e ka në shitje këtë lëndë. Por të gjitha e dinin se cila farmaci e dispononte atë. Farmacistët i sugjeruan gazetares së Fiks Fare se vetëm një farmaci e ka këtë kontrast dhe e shet “nën dorë”.
"Fiksi" i drejtohet farmacisë që i sugjeruan farmacitë e tjera, farmaci Teuta. Ajo ndodhet afer spitalit dhe e disponon lëndën e kontrastit për përdorim spitalor. Gazetarët kërkojnë ta blejnë dhe farmacistja i kërkon që fillimisht të bëjnë prenotimin për rezonancë e më pas të shkojnë ta marrin. Kjo pasi lënda e kontrastit ka kushte specifike të ruajtjes. Lënda e kontrastit ishte gjendje në këtë farmaci pa problem kundrejt pagesës prej 6000 lekësh të reja.
Pra edhe pse një investim kolosal, Spitali Memorial i Fierit nuk kishte lënëden bazë për rezonancën. Atë mund ta blije në të zezë në farmacinë afër me të. Për pacientët që nuk mnd ta përballojnë shifrën prej 6000 lekësh të rinj, zgjidhja e vetme është mosbërja e rezonancës, duke rrezikuar edhe vijimin e kurimit të tij.
Farmacia “Teuta”
Fiksi – Më thanë që këtu mund ta gjej po arrita ta gjej.
Farmacistja – Po e gjejmë. Të parin. Për rezonancë?
Fiksi – Po për rezonancë.
Farmacistja – Kur e ke ta bësh?
Fiksi – Nuk ma kanë prenotuar akoma pa gjetur kontrastin.
Farmacistja – Shko thuaj, po e gjej thuaj. Claristan ëëë?
Fiksi – Sa kushton?
Farmacistja – 6000 mijë lekë. 6000 ( gjashtëdhjetë)
Fiksi – Duhet ta porosis edhe të vij ta marr apo ….
Farmacistja – Fol me ata të të lejnë datën se ruhet në kushte specifike, nuk mund ta lëvizësh. E kupton? Që ta marrësh , të vish prap, ta çosh prap nuk funksionon.
Fiksi – Ok
Farmacistja – Se të duhet të blesh tjetër pastaj. Ne e kemi në çdo moment. Shko lej një datë për skanerin, më fal për rezonancën edhe hajde ta marrësh kur të duash ti./tch
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka ripublik...
Avokati Idajet Beqiri ka paditur në SPAK, çiftin Meta-Krye...
Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar në SPAK ish-Presidentin...
Në maj të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi rastin...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një ngjarje ...
Kjo analizë është botuar nga CNA.al në mars të vitit 2...
Lulzim Basha reagoi sot lidhur me çështjen e risjellë ...
Ditën e djeshme nisi viti i ri shkollor. Sot emisioni ...
Në datën 20 shtator 2021, në segmentin rrugor që të ço...
Punonjësi i AKU-së, Nertil Hadaj, që ka për detyrë të ...
Rasti më klasik, kur media përdoret nga pushteti për të ma...
Emisioni “Stop” ishte në Vlorë në zonën e Ujit të Ftoh...
Disa ditë më parë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-...
Dje Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, doli live duke njoftu...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Velipoj...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një skandal m...
Fabjan Dodaj, një shqiptar i cili jeton në Amerikë prej më...
Sektori i shërbimeve të furnizimit me ujë në Shqipëri ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncoi rastin e një qyt...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" sjell denoncimin e një zo...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...