LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi: Himara po pushtohet nga ndërtimet pa leje

22 Korrik 2023, 18:47, Denoncim CNA

Denoncimi: Himara po pushtohet nga ndërtimet pa leje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të adresuar tek ai nga një qytetar në lidhje me disa ndërtime pa leje që po bëhen në Himarë.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale Berisha shprehet se ndërkohë që Bashkia e Himarës nuk gjen qetësi nga çështja dhe arrestimi i Fredi Belerit, Himara po pushtohet nga ndërtimet pa leje.

Në postimin e tij ish-kryeministri shkruan se Kodra e Argjileos dhe kodra mbi  Gjirin e Llamanit janë perfshirë nga një valë ndërtimesh pa leje dhe gërmimesh në pjesët më të bukura dhe panoramike të tyre .

“Fredi Beleri, i burgosuri politik dhëmbë për dhëmbë nga qelia me mafien qeveritare që po kafshon Himarën.

Të dashur miq, ndërkohë që Fredi Beleri mbahet në burg si i burgosur politik, nga qelia po lufton dhëmbë për dhëmbë me mafien qeveritare që po pushton me shpejtësi Himarën. Kjo mafie e rrezikshme që ka në linje të parë bandit me uniformë, zyrtarë lokalë të partisë së krimit dhe drogës, prapa të cilëve fshihen zyrtarë të lartë ministra, deputetë të sektit të rilindjes është vërsulur në kodrat dhe zonat me piktoreske të Himarës dhe ndërton pandërpreje dhjetra e dhjetra vila, motele, hotele. Qytetari dixhital i denoncon batërdinë që mafia qeveritare po bën në Himarë. Kjo është arsyeja e vërtetë pse Edi Rama mban Fredi Belerin të burgosur politik.

 

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! #sb

Arestimi i Fredi Belerit duket se ka hapur Kutine e Pandores ne Himare .Kodra e Argjileo dhe kodra mbi  Gjirin  e Llamanit jane nje nga bukurite me te medha te rivieres Shqiptare te perfshira papritur ne nje vale ndertimesh pa leje dhe germimesh ne pjeset me te bukura dhe panoramike te tyre .

Keto vende jane kthyer sebashku me Kodren e Trimave te denoncuar dite me pare, ne vendet simbol te abuzimit te pushtetareve vendore dhe policeve te korruptuar qe kane aty vilat  dhe hotelet e tyre luksoze .

Vet Kryetari i ri  mandatuar i Bashkise Himare , z. Beleri , nga paraburgimi ka paralajmeruar nisjen e nje sere denoncimesh publike dhe ne organet e drejtesise te fenomenit te kthyer papritmas ne masiv te ndertimeve pa leje te lejuara ne menyre klienteliste nga ish zyrtaret e Bashkise Himare dhe ish kryetari i saj Jorgo Goro duke premtuar se do te dorezoje ne SPAK nje kallezim penal te detajuar me emrat konkrete dhe objektet pa leje te ndertuara ne vite .

Ndryshe nga sa ka promovuar qeveria qendrore ne Tirane dhe vet Kryeministri Rama per ruajtjen e natyres dhe pasurive te tilla nga fenomeni i ndertimeve pa leje dhe abuzimet  me pronat e Shtetit apo privateve , duket se ne Himare keto fjale kane rene ne vesh te shurdhet .

z.Rama qe eshte kujdesur shpesh edhe per pastrimin e qytetit te Himares , duket se kete here i ka shkare nga duart situata e krijuar , apo me keq , duket se i ka munguar informacioni per gjendjen e territorit dhe abuzimet e kryera.

Bukurite e lakmueshme te vendit , kane rene me sa duket eskluzivisht  ne dore te nje numeri personash ne pjesen me te madhe jo banore autoktone te Himares apo me keq , funksionare ne detyre te administrates se Bashkise Himare apo oficere policie me grada dhe drejtues te saj prapa te cilve qendrojne qeveritar dhe vfamiljare te tyre.

Nga pamjet filmike dhe fotot e dhena nga burime informacioni nga brenda Bashkise Himare rezulton se gjate fushates elektorale per zgjedhjet vendore midis muajve prill dhe qershor ne Himare jane hapur dhe lejuar te hapeshin dhe germoheshin me dhjetera sheshe ndertimi .

Jane ndertuar pa leje dhe ne kundershtim me ligjin , nen syte e pushtetit vendor te etur mesa duket per vota, objekte te shumta duke shkembyer me sa kuptohet  keto vota dhe influencen e abuzuesve dhe ndertuesve pa leje me ” mbylljen e syve “ nga kjo Bashki dhe Kryetari Jorgo  Goro qe garoi praktikisht per heren e 4-t ne Himare po pa sukses .

Trashegimia e tij politike duket se rrezikon te shkermoqet nen hijen e skandaleve qe e implikojne haptazi dhe ne menyre logjike me kete abuzim gjigand me pronat e komunitetit qe nuk e votoi dhe e braktisi sidomos ne qytetin e Himares ne menyre masive .

Ky fenomen qe lidhet me zaptimin e pronave dhe fenomeni i ndertimeve pa leje ne te cilat jane perfshire drejteperdrejte funksionare publike , anetare te administrates se Bashkise dhe oficere dhe drejtues te Policise se Shtetit ka qene ndoshta nje nga mekanizmat kyc te shperndarjes se favoreve dhe perfitimit te votave ne cdo zgjedhje nga ish kryebashkiaku socialist Jorgo Goro qe rrezikon tani me ikjen e tij nga drejtimi i bashkise tere kasten qe e mbeshteti ne cdo zgjedhje .

Nen syte e tij , me alencat e tij , me mosveprimin e tij dhe vartesve te tij te drejteperdrejte , Policia Bashkiake e Himares , INUV , Policia e Shtetit ne Himare dhe njerez me lidhje politike apo funksionare te larte te partise Socialiste te Himares kane bere ne vitet e fundit nje nga maskrat mjedisore dhe vjedhjet me te medha te hapesirave publike dhe private ne Himare duke betonizuar dhe ndertuar jashte cdo kriteri pjeset me te bukura te Himares.

Ky rreth i ngushte personash duket se kane patur pergjate nje dekade eskluzivitetin e vjedhjes dhe eskluzivitetin e transaksioneve te pasurive te formuara mbi keto prona te vjedhura .

Haptazi nje pjese e tyre jane me dokumentacion te  falsifikuar ose te legalizuara ne kundershtim me aktet nenligjore nepermjet procedurave te vecanta dhe favorizuese nga ASHK Vlore ku lidhjet trasversale mes atyre qe ndertojne pa leje dhe qe punojne aty jane te provuara . 

Sikurse duket nga pamjet filmike dhe fotot e identifikuara tashme , rezulton se vetem ne kodren perballe qytetit te Himares –“Argjileo “ shtetasit  Taulant Dedaj punonjes i Bashkise Himare , Erjon Zenelaj punonjes prej 10 vitesh i INUV Himare , Ilir Kadena , komandant i postes kufitare Himare , Renato Hodaj punonjes i IKMT Himare , Kozma Kote me banim ne ishullin Rodos ne Greqi i dencuar vite me pare edhe nga ish kryeministri Berisha per lidhjet e tij mafioze me Klement Balilin , LL.Rapo , Andi Taullaj punonjes i ASHK Vlore babai i te cilit eshte edhe punonjes i SHISH , Viktor Gogaj ish shef i Komisariatit Himare ,  si edhe nje shef tjeter i komisariatit te policise Himare kane ndertuar pa leje shtepi dhe hotele ne nje nga zonat me te bukura dhe piktoreske te Himares duke tjetersuar pejsazhin me ndertesa banale betoni dhe duke hapur rruge ne shkemb jashte cdo kriteri .

Perfshirja e drejteperdrejte e oficereve te Policise se Shtetit ne Himare ne ndertimet pa leje dhe vjedhjen e pronave publike si edhe bashkepunimi i ngushte i ketyre segmenteve te policise me Bashkine Himare vitet e fundit  duket se po fakton ate qe perflitet cdo dite e me  qarte ne tere krahinen se nje “klani” te caktuar ne Policine e Shtetit , ish Kryetarit te Bashkise Himare Jorgo Goro dhe njerezve te afert rreth tij u interesonte me patjeter asgjesimi politik dhe nxjerrja nga gara e Fredi Beleri, i njohur per kurajon e tij politike ne dencimin e problemit te pronave ne Himare ku nga abuzimet e pushtetit vendor,  dhjetera himarjote dhe familje autoktone te Himares kane humbur ose u jane cenuar te drejtat e tyre te pronesise .

Vilat e stermedha dhe shtepite e dyta apo te treta te pa mundura te behen me pune te ndershme jane tallja me e madhe qe i behet komunitetit te pronareve Himarjote qe kane vite qe kerkojne pronat stergjyshore dyerve te Shtetit Shqiptar apo gjykatave pa sukses.

Burgosja e Fredi Belerit me sa duket nga seria e provave qe kane filluar te dalin jo vetem qe rezultoi e kote , porse  atij nga qelia ku ndodhet dhe nen trysnine e nje dosje te montuar me qellim dhe perplot me prova te falsifikuara , nuk ka se kush ti “mbaje doren “  per te denoncuar pa pushim ne organet e drejtesise dhe organizmat nderkombetare lumin e madh te abuzimeve te nje dekade ne Himare .

I burgosuri politik i Himares i perkrahur edhe me rezolute te posacme nga Keshilli i Europes qe e njohu de facto si Kryetarin e Bashkise Himare  po fillon tu  shkaktoje dhimbje koke ish pushtetareve te Himares dhe hajduteve qe llogariten gabim ne 12 maj !”-shkruan Berisha./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga