
Dje, CNA publikoi një skandal, disa pamje ku shihej makina e deputetit socialist Ardit Bido, duke u karikuar në oborrin e institucionit të Arkivit të Shtetit, që prej vitit 2016 drejtohej nga Bido derisa ky i fundit u zgjodh deputet në zgjedhjet e 11 majit.
CNA e kontaktoi në lidhje me këtë rast, por deputeti na dha disa versione.
E para, që ishte në Strasburg, pastaj na tha se nuk kishte dijeni, më pas na tha se është bërë më parë etj.
“Po, ajo është makina ime, por nuk e kam pasur unë në përdorim, por një bashkëpunëtor i imi teksa unë kam qenë jashtë këto ditë, në Strasburg. Fakti që ka qenë aty, tani po e marr vesh”.
“Atëherë, kjo fotografi është bërë në ditën kur kam bërë dorëzimet në institucion dhe kam marrë sendet e mia personale që kam pas në zyrë. Personi që më shoqëronte e ka vendosur në karikim makinën gjatë këtij çasti pa menduar gjatë se diçka e tillë nuk duhej”.
Këto janë dy versionet e bëra nga Bido.
Në fakt, kjo foto nuk është bërë as kur ka qenë në Strasburg e as kur ka dorëzuar detyrën, se detyrën e ka dorëzuar para 6 muajsh kur ka kandiduar për deputet, ndërkohë fotot janë bërë pak ditë më parë në muajin shtator.
Ndoshta në Shqipëri këto “turpet e vogla”, pra që një deputet shkon në institucionin ku ka qenë drejtor, (se ndoshta i duket vetja dhe pronar që shkon dhe karikon makinën), problemi nuk është te 5-10 mijë lekë karikimi i makinës, por problemi është te sjellja.

Të kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër europian minimalisht do të kishte dhënë dorëheqjen drejtori i institucionit në detyrë dhe vetë deputeti se është e papranueshme dhe e palogjikshme dhe jo më të justifikosh drejtorin apo shoferin apo këdo tjetër.
Ne prisnim se duke qenë djalë i ri dhe deputet i ri të kërkonte një ndjesë publike mbi këtë veprim abuziv pa asnjë diskutim, por ndoshta në vendin ku skandali zë skandalin dhe afera zë aferën këto lloj denoncimesh duken budallallëqe të vogla, ‘hë se çfarë problemi ka, se të gjithë kështu vjedhin dhe të gjithë kështu bëjnë’.
Në fakt, këtu nuk kemi të bëjmë me një vjedhje, por me një abuzim tjetër që një ish-drejtues institucioni shkon sërish në vendin ku ka qenë drejtor, këtë herë me statusin e deputetit dhe vë makinën në karikim a thua se nuk ka vend ku mund të karikosh makinën në Tiranë apo nuk ka mundësi deputeti me rrogën e tij 4 apo 5 mijë euro në muaj.

Pa folur pastaj për qëndrimin e tij që është aspak i një politikani të ri që shkon në Strasburg dhe duhet të sillet si një proeuropian, por justifikon veprimin e gabuar kur gjithçka minimalisht do të kalonte me një ndjesë publike, ndaj, jo vetëm qytetarëve të Vlorës që e kanë zgjedhur, por gjithë shqiptarëve, sepse ai nuk ka nevojë për ato para qoftë i bërë me apo pavetëdije prej tij apo bashkëpunëtorëve të tij./ CNA
Makina e deputetit socialist, Ardit Bido, i zgjedhur në ma...
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Kompania Albgarden SH.P.K., në pronësi të Pjetër Trashajt,...
Kryeministri Edi Rama shpiku Diellën, si diellin që do të ...
Kompania ONE ka bllokuar disa nga mediat informative dhe pje...
“Po bën gati një vit e gjysmë që s’ e kam parë me sy. Më k...
Emisioni “Stop” në Tv Klan në një lagje të Kasharit, pasi ...
Ylber Djerri nga Thethi, është drejtuar në emisionin “Stop...
Rreth një muaj më parë në Suharekë të Kosovës, 48-vjeçari ...
Prej javësh CNA ka sjellë një sërë materialesh, investigim...
Gazetari Flavio Qarri, në rrjetet e tij sociale, ka ndarë ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë mbërritur ...
Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të ...
Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe...
Në Fushë-Prezë, në rrugën e Rinasit emisioni “Stop” në Tv ...
CNA publikoi një audioregjistrim ku zonja Evi Kokalari Ang...
Banorët e fshatit Zëmblak në Bashkinë e Maliqit janë ngrit...
Tiranë/Stamboll-Historia e zgjerimit të flotës së “Air...
Në disa shkrime të njëpasnjëshme CNA ka sjellë materia...
Delirim, fshehje nga e vërteta. Kjo është sjellja që do të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...