E hënë intensive për Kuvendin/ Zbardhet rendi i ditës për seancën plenare
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenar...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenar...

Ditën e sotme po zhvillohet seanca gjyqësore në ngarkim të Leonard Dukës, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Nëna e ish-oficerit ka kërkuar dënim me vdekje për Dukën, pasi, sipas saj, është ai personi që i ka ekzekutuar djalin.
“Leonard Duka më ka vrarë djalin. Më solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin e me tha që nuk kam gjë me Santin, por doli e më vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë”, ka thënë ajo.
Nga ana tjetër, Duka ka deklaruar në seancë se është i pafajshëm dhe ka pretenduar se gjithçka është e montuar nga policia.
“Deklaroj që jam i pafajshëm dhe Prokurori nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo është e montuar nga policia që të më dëmtojnë mua. Kam besim te drejtësia”, raportohet se ka thënë ai.
Edhe avokatja e Dukës është shprehur se nuk ka asnjë provë për përfshirjen e tij në vrasje, ndërsa ka thënë se transkriptet nga Sky Ecc, në legjislacionin shqiptar nuk mund të përdoren si prova, pasi janë të paligjshme.
"Konkluzionet e SPAK-ut nuk janë të bazuara në prova dhe ligj. S'ka asnjë provë, por vetëm deduksione të krijuara nga një proces hetimor jo i plotë dhe i paragjykuar, më shumë të bazuara në histori të raportuara në media. Dëshmitari Blendi Teta ka deklaruar para gjykatës që është kërcënuar dhe vënë në presion nga Policia e Shtetit dhe Ervis Martinaj e këto janë shkelje të rënda të ligjit.
Dëshmia nuk i shërben më të vërtetës, por fabrikim të provës. Dëshmia e Tetës, i cili pretendon në Gjykatë se e ka dhënë në presion nga Ervis Martini, nuk mund të përdoret nga Prokurori në konkluzione përfundimtare. Dëshmia e Blendi Tetës konfirmohet edhe nga ajo e Ilir Selmanit, të bashkëpandehurit tjetër. Duke i bërë ato të besueshme. Edhe Selmani ka thënë para kësaj gjykate se janë dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka.
Prokuroria thotë se shkak për vrasjen është bërë hakmarrja për dy plagosje që dyshohet se ka kryer viktima Santiago Malko, por ato ngjarje janë ende pa autor dhe hetuesit i kanë pezulluar procedimet pasi nuk kanë gjetur autorët. Si mundet prokurori të përcaktoj autorin e atyre ngjarjeve, ndërkohë që personat kompetent që i kanë hetuar nuk i kanë identifikuar.
Transkriptet e Sky Ecc nuk janë prova të ligjshme dhe rezultatet e nxjerra nga to janë të paligjshme sipas legjislacionit shqiptar. Ato hyjnë në cenimin e lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës. Përgjimi i autoriteteve franceze përbën përgjim masiv, nuk ka qenë i orientuar. Identifikimi i bërë nga OPGJ të kodeve, ka qenë amator dhe jo i besueshëm, pasi nuk është ndjekur procedura standarde. Vetë Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se ai nuk ka pasur në përdorim aplikacionin Sky”, është shprehur avokatja.
Prokuroria e Posaçme ngriti akuza kundër Leonard dhe Erlis Dukës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e ish-oficerit Santiago Malko. SPAK-u kërkoi 32 vjet burg për Leonard Dukën dhe 25 vjet për Erlis Dukën. Gjykata e Posaçme pritet të japë vendimin për çështjen më 21 janar, në orën 11:45. /CNA
Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me aksidentin tragji...
Pak ditë më parë, në media gëloi një "fake news", ku u rap...
Për rreth 12 vite qeveria e Shqipërisë ka shmangur krijimi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar lajmet se Shqipër...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për operacionin në "c...
Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën arrest me burg pë...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se drejtor...
Sot zhvillohet seanca e radhës në GJKKO për kryebashkiakun...
Ish-drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve P...
Ditën e sotme nis sesioni i ri parlamentar, ndërsa do të m...
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, n...
Në Karkavec të komunës Qukës në Librazhd, prej rreth dy ja...
Mesditën e sotme është rihapur qarkullimi në rrugën Qukës-...
Operacioni i Prokurorisë së Posaçme në një Call Center në ...
SPAK regjistroi procedimin penal për kryerjen e veprës së...
Sot, në 91 vjetorin e lindjes, kujtohet Pjetër Arbnori, i ...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Censi i shpendëve dimërorë vijon në zonat liqenore të Shqi...
Në aksin Qukës-Qafë Plloçë po kryhet një punë intensive, p...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsiderojnë grupet krim...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...