web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Çmimet rriten, pagat ende të ulëta"/ Teliti: Politikat aktuale nuk prodhojnë mirëqenie

18 Janar 2026, 16:05, Aktualitet CNA

"Çmimet rriten, pagat ende të ulëta"/ Teliti:

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, në një reagim në rrjetet sociale shprehet se çmimet po rriten çdo ditë, ndërsa pagat dhe pensionet mbeten ende të ulëta.

Teliti tha se familjet sot mezi përballojnë jetesën dhe të rinjtë po largohen masivisht nga Shqipëri.

Sipas tij zgjidhje për këtë situatë është paketa 4 miliardë euro 2026-2040 që nis nga mbështetja për familjet deri tek ndalimi i emigracionit. Ai thekson se paketa 4 miliardë euro do të bëjë të mundur të jetuarit në Shqipëri, jo për ta braktisur atë.

Njoftimi i plotë:

PAKETA 4 MILIARDË EURO 2026–2040, NGA PROPAGANDA TE ZGJIDHJA!

Jetojmë në kohë të vështira. Cmimet rriten çdo ditë, pagat dhe pensionet mbeten më të ulëtat në rajon, familjet mezi përballojnë jetesën, të rinjtë po largohen masivisht nga Shqipëria, ky është realiteti ekonomik & social i shqiptarëve sot. Shqipëria po varfërohet dhe po zbrazet, sepse politikat aktuale nuk prodhojnë mirëqenie, por varfërim dhe emigracion.

Paketa 4 miliardë euro 2026–2040 e Partisë Demokratike është alternativa politike ndaj këtij modeli të dështuar dhe adreson rrënjën e një sërë problemesh, duke filluar nga:

Mbështetje reale për familjet – bonus për lindjet, pagesa mujore për fëmijët dhe lehtësim të shpenzimeve për arsim e shëndetësi.

Lehtësim fiskal për të rinjtë – duke filluar me përjashtimin nga TAP për të rinjtë.

Strehim i përballueshëm për çiftet e reja – kredi të buta dhe subvencione direkte për banesën.

Punë dhe prodhim vendas – mbështetje konkrete për bujqësinë, zonat rurale dhe hapjen e linjave të reja të prodhimit.

Rikthim dhe qëndrim në Shqipëri – politika konkrete për ndalimin e emigracionit dhe kthimin e shqiptarëve në atdhe.

Paketa 4 miliardë euro do bëjë të mundur të jetuarit me dinjitet në Shqipëri, jo për ta braktisur atë.

Paketa 4 miliardë euro është një arsye më shumë për të protestuar në 24 janar, pasi Shqipëria ka nevojë për ndryshim kursi dhe vizion afatgjatë. /CNA





Lajmet e fundit nga