Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...

Një auditim performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi tematikën e të drejtave të autorit ka nxjerrë në pah se kuadri ligjor është i parifreskuar, teksa masat për shkelësit duhet të rishikohen.
Sipas audituesve, institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare, duhet të rrisin më shumë bashkëveprimin për mbrojtjen, promovimin dhe garantimin e së drejtës së autorit nëpërmjet, forcimit të legjislacionit, harmonizimit të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe marrjen e masave ligjore, nëse vepra e tij kopjohet, përdoret pa leje, ose shkelet ndonjë aspekt tjetër.
“E drejta e autorit në vendin tonë, vijon të ketë paqartësi ligjore në kuadrin rregullator ekzistues të cilat kanë sjellë objektiva pjesërisht të realizuar.
Përafrimi i vonuar me direktivat e BE-së, mungesa e një strategjie të dedikuar, mungesa e marrëveshjeve dhe koordinimit ndërinstitucional, kanë shkaktuar mbivendosje kompetencash midis institucioneve përgjegjëse, lidhur me administrimin, monitorimin/inspektimin, tejkalimin e kostove të administrimit të Agjencive të Administrimit Kolektiv të të Drejtave, në raport me nivelin e shpërndarjeve të shpërblimeve te mbajtësit e të drejtave të autorit.
Mosrespektimi i detyrimeve të licencave të Agjencive të Administrimit Kolektiv, mungesa e transparencës dhe besueshmërisë ndërmjet autorëve dhe agjencive, mungesa e gjurmimit dhe evidentimit të përdoruesve të veprave, nuk garantojnë administrim korrekt dhe mbrojtje efektive të së drejtës së autorit” thuhet në mesazhin e auditimit të KLSH-së.
Duke u ndalur në çështje më specifike raporti i auditimit nënvizon se legjislacioni aktual për të drejtën e autorit krijon kushte për mbivendosje kompetencash, lidhur me monitorimin/ inspektimin dhe zbatimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to sepse nga institucionet përgjegjëse nuk janë propozuar ndryshimet e nevojshme ligjore mbi procedurat e mbikëqyrjes së tregut për inspektimet ex-officio (në terren), inspektimet për tregtimin online, procedurat e bllokimit dhe shkatërrimit të mallrave pirate dhe të falsifikuara, koordinimin ndërinstitucional duke rinovuar marrëveshjet e bashkëpunimit, ku të përcaktohen fushat e përgjegjësisë dhe të kompetencave përkatëse.
I njëjti nënvizon që është konstatuar se, që nga viti 2017, nuk ka një marrëveshje gjithëpërfshirëse të përditësuar, midis shoqatave të përdoruesve dhe agjencive të administrimit kolektiv të të drejtave të autorit. “Procesi i negocimit për arritjen e saj ka dështuar, dhe nuk ka asnjë kërkesë nga aktorët e legjitimuar, pranë Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit, për rishikimin e metodologjisë dhe masës së shpërblimit të tarifave për mbajtësit e të drejtave. Kuadri ligjor aktual, nuk ofron asnjë mekanizëm për zgjidhjen e këtij ngërçi”, vlerëson raporti.
KLSH ka rekomanduar që ministria përgjegjëse të krijojë një grup pune për rishikimin e dokumenteve politike si dhe vlerësimin e mundësisë së hartimit të një strategjie të dedikuar për të drejtën e autorit, sipas ligjit që e sanksionon këtë të drejtë.
Po kështu të propozojë, rishikimin e akteve nënligjore lidhur me mënyrën e funksionimit, të organizimit dhe të shpërblimit të Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit, si dhe krijimin e një mekanizmi për ndërhyrjen e tij në procesin e rishikimit të metodologjisë dhe masës së tarifave të shpërblimit.
Rekomandohet gjithashtu që të merren masa nga ministria në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Autoritetin e Mediave Audiovizive, për ndryshimet ligjore në shmangien e mbivendosjes së kompetencave sipas fushave të përgjegjësisë, si dhe të rishikojnë/nënshkruajnë marrëveshjet e bashkëpunimit, lidhur me garantimin e mbrojtjes së të drejtës së autorit./Monitor
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, u pyet nëse do t...
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, i ka shkuar sot ...
Delegacioni i BE-së ka reaguar pas tensioneve në Parlament...
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Minatorëve, minatorët po...
Aktivistë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile janë ngritur...
Shtetasit nga Turqia dhe Bangladeshi kryesojnë punësimet e...
Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka dalë n...
CNA ka hapur një sondazh në lidhje me protestën e zhvillua...
Numri i subjekteve që instalojnë impiante fotovoltaike për...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Pastori Akil Pano ka folur për shpopullimin e vendit d...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka renditur faktorët e ...
Organizatat kryesore mjedisore shqiptare lajmëruan protest...
Kryeminstri Edi Rama ka injoruar deklaratat e Lulzim Bashë...
Gjykata e Uashingtonit dënoi pak ditë më parë me 28 muaj b...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me drejtuesit e qarqev...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar ministrin T...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur falenderimin e t...
Kryeministri Edi Rama ka vënë nën presion drejtuesit e...
Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin të shkarkojë nga d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...