LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stoltenberg: Konflikti mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor, dëshmi sulmi i 24 shtatorit

20 Nëntor 2023, 16:58, Aktualitet CNA
Stoltenberg: Konflikti mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor,
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se sulmi i 24-shtatorit ishte një shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor.

“Sulmi i 24-shtatorit ishte një shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor. Ne kishim një diskutim të rendësishëm rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në shtator ne pamë një sulm serioz në veri të Kosovës. Në maj ushtarët e KFOR-it u sulmuan. 93 ushtarë u lënduan rëndë dhe disa prej tyre edhe me rrezik për jetë.”, tha Stoltenberg.

Ai tha se aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

Sekretari i NATO-s mirëpriti propozimet e bëra rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe një paqeje të qëndrueshme”, tha shefi i NATO-s pas takimit me presidenten Vjosa Osmani./ CNA

Lajmet e fundit nga