I riu grek bie në gropën e ashensorit të një pallati/ Dërgohet për mjekim në spitalin e Vlorës
Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur këtë të djelë në Vlorë....

Teksa janë me mijëra qytetarët që nuk po arrijnë dot të zgjidhin problematikën e pronësisë së pasurive të paluajtshme, duke kërkuar zgjidhje nga shteti, si për ironi ky i fundit duket se është i zënë në të njëjtin “çark”.
Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) ka dalë në përfundimin se sot nuk ka një inventar të plotë të pasurive shtetërore dhe publike, ndërkohë që procesi i regjistrimit të tyre është në nivele tepër të ulëta.
Audituesit nënvizojnë nga sektori i procedurave të transferimit të pronës shtetërore, për institucionet qendrore dhe ato në varësi të tyre që nga viti 2003 deri në 2022, janë miratuar 82 VKM, ndërsa për institucionet e pavarura janë miratuar 6 VKM.
“Në nivel qendror, referuar listave të miratuara në Republikën e Shqipërisë rezultojnë përafërsisht 16,572 prona, nga të cilat 11,385 prona i përkasin Shoqërive Anonime, me aksionarë shtet. Në total rezulton se nga 16,572 prona shtetërore të miratuara nëpërmjet 88 VKM-ve, vetëm 1302 prej tyre janë regjistruar ose 9%.
Raportimi i shifrave në lidhje me pasuritë shtet bëhet përmes emërtesës “pronë”, por duhet theksuar se një pronë e pasqyruar në listat e inventarit të institucioneve shtetërore mund të përbëhet nga disa pasuri,” thuhet në raport.
Shkak për këtë situatë duket se janë kostot që shoqërojnë procedurën e regjistrimit të një prone. Për çdo procedurë pranë Kadastrës duhet të paguash një tarifë dhe kjo ngarkesë vlerësohet e papërballueshme nga bashkitë.
“Nga auditimi rezulton se pengesa kryesore në regjistrimin e pasurive shtetërore nga ana e bashkive është tarifa e regjistrimit. Transferimi i pronave me Vendime të Këshillit të Ministrave nuk është shoqëruar edhe me asistencë financiare, përmes përfshirjes së këtyre fondeve në fondin e pakushtëzuar apo në fondet specifike që bashkitë marrin për funksione të caktuara.
Ndryshimet e reja ligjore, konkretisht Ligji 20/2020 ndonëse i kushton një rëndësi të veçantë në Kreun IV përditësimit, inventarizimit, transferimit dhe regjistrimit të pronave shtetërore, në nenin 43, parashikon se tarifa e regjistrimit për institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore do të jetë e reduktuar.
Por, ky përcaktim ligjor nuk është i reflektuar në Vendimin nr. 389, datë 13.5.2020 “Për miratimin e listës dhe të tarifave të shërbimeve kadastrale”, duke mos përcaktuar në asnjë dispozitë se si do të bëhet ky trajtim i diferencuar përmes tarifave të reduktuara dhe në ç’masë do të jetë kjo tarifë,” thuhet në dokumentin e KLSH.
Lidhur me këtë problematikë është rekomanduar që së pari të jetë ASHK ajo që duhet të marrë masa për të caktuar nivelin e reduktuar të tarifave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme shtetërore, duke e vlerësuar këtë nivel në bashkëpunim me Drejtorinë e Financave Vendore në Ministrinë e Financave, me qëllim që pagesa e këtyre tarifave të mos krijojë kosto të mëdha për buxhetet modeste të bashkive.
Së dyti, për të pasur një ndjekje më të mirë të procesit është rekomanduar që sektori i procedurave të transferimit të pronës shtetërore në ASHK të marrë masa që të kërkojë nga bashkitë numrin e aplikimeve që janë kryer pranë DVASHK-ve përkatëse për regjistrimin e pasurive.
Në bazë të këtij informacioni të hartojë një statistikë të përvitshme mbi ecurinë e regjistrimit të pasurive shtetërore./ Monitor.al
Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur këtë të djelë në Vlorë....
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nis nesër shqyrtimet e kërk...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjtet socia...
Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës Fredi Beleri në...
Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës Fredi Beleri në...
Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës Fredi Beleri si...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë Shqipër...
Të hënën më 4 shtator ora 10:00 nis sesioni i ri parlament...
Lulzim Basha organizoi dhe një mbledhje, ku në një ambient...
Janë zbardhur emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të P...
Lulzim Basha kreu i Partisë Demokratike të vulës pasi mori...
Një 33 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzoh...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe ...
Një skandal u regjistrua më 15 gusht të këtij viti në Llam...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, ka dhënë një mes...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social "Face...
Kryebashkiaku Erion Veliaj takoi ditën e djeshme djali...
Prej disa ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar...
Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...