LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Kukës/ Dy grupimet e PD-së përplasen sërish nesër në KQZ

3 Shtator 2023, 22:02, Aktualitet CNA

Zgjedhjet në Kukës/ Dy grupimet e PD-së përplasen

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nis nesër shqyrtimet e kërkesave të subjekteve zgjedhore për regjistrimin e tyre në garën për bashkinë e Kukësit. 

KQZ njoftoi zhvillimin e seancës publike këtë të hënë.

Ajo që bie në sy është se në pikën e parë dhe të dytë është rregjistrimi i  Partisë Demokratike të Shqipërisë (Lulzim Basha) dhe Partisë Demokratike” (Sali Berisha) si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Hënë, datë 04.09.2023, ora 12:00.

Rendi i ditës:

1.       “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Demokratike të Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”. (Lulzim Basha)

2.       “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”. (Sali Berisha)

3.       “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.

4.       “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë së Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.

5.       Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.

6.       Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Pogradec, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, z. Jovan Filip Shkëmbi”.

7.       Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Pandeli Ahilea Kuremeno”.

8.       Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Memaliaj, me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Flamur Zenel Mushamataj”.

9.       Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Librazhd, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Demokracia Sociale”, zj. Erjola Syri Albrahimi”.

10.   Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Aurela Bashkim Hysa”.

11.   Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Enkeleda Baftjar Kullolli”.

12.   Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Ervina Sefedin Meta”.

13.   Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, zj. Adelina Pashko Toma”.

14.   Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, zj. Vera Gjok Deda”.

15.   Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, zj. Flora Pjetër Margjonaj”.

16.   Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, z. Andrit Ilmi Lika”.

17.   Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Kuçovë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Aurela Bashkim Rumbullaku”./ CNA

Lajmet e fundit nga