
Inceneratorët janë vjedhja e shekullit, një megaaferë që ka gllabëruar qindra miliona euro nga xhepat e shqiptarëve të varfër, nga Elbasani, në Fier dhe përfundon në Tiranë.
Inceneratori i Fierit nuk ka përfunduar, ai i Elbasanit është një kazan me naftë që i duhen miliona euro për të funksionuar dhe ai i Tiranës nuk ekziston, është një incinerator fantazëm.
Për këtë inceneratorin fantazmë të Tiranës vijojnë hetimet dhe kanë shkuar pas hekurave zyrtarë të lartë dhe janë dhënë urdhër-arreste për dhjetëra persona të tjerë dhe truri i incenerartorëve, siç e quan SPAK, Mirel Mërtiri dhe bashkëpunëtori i tij Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Por së fundi CNA ka mësuar se përveç Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në kërkim ndërkombëtar janë shpallur dhe administratorët e inceneratorit të Tiranës, njerëzit që kanë mbuluar kompaninë guackë në Holandë.
Mësohet se janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, Michael Peter Druijts dhe Marc Richard Lappat. Këta shtetas janë pjesë e grupit të tretë të personave të shpallur në kërkim disa javë më parë, në 16 Korrik, ku SPAK dha detaje nga hetimet dhe urdhër arrestet që ishin lëshuar për 8 persona.
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 69, datë 12.07.2024, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj tetë shtetasve me inicialet D.Y., G. C., D. T., M. L., M. D., I. D., E. H. dhe R. N”, ,njofton SPAK.
CNA ka mundur të sigurojë nga burime zyrtare se nga data 16 Korrik, kur SPAK doli me njoftimin zyrtar në lidhje me urdhër-arrestet për inceneratorin e Tiranës, ku janë përfshirë dhe Michael Peter Druijts dhe Marc Richard Lappat së fundi pas vendimeve të gjykatës dhe kërkesës së SPAK Interopoli i ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këta dy të fundit.
Tashmë në kërkim ndërkombëtar nuk janë vetëm Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto dhe dhjetëra bashkëpunëtorë të tyre apo zyrtarë që ndodhen pas hekurave por dhe administratorët kryesorë njerëzit që mbulonin të gjithë veprimet për incenerartorin e Tiranës janë në kërkim ndërkombëtar dhe kërkohen nga drejtësia shqiptare dhe nga SPAK për aferën korruptive të inceneratorëve dhe grup të strukturuar kriminal.

SPAK-u i ka quajtur grup të strukturuar kriminal njerëzit e inceneratorit të Tiranës.
Sipas SPAK-ut, kanë rezultuar fakte penale të tjera të evidentuara gjatë periudhës së zbatimit të kontratës koncesionare, për të cilat është bërë regjistrimi i njoftimit të veprave penale në regjistrin penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Prokuroria e Posaçme bën me dije se janë pastruar si produkte të veprës penale në vlerën prej afërsisht 20.000.000 (njëzetë milionë) euro, të ndara konkretisht në shumat prej: 1.214.867.060 (një miliard e dyqind e katërmbëdhjetë milionë, e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëdhjetë) lekë, 9.456.093 (nëntë milionë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëdhjetë e tre) euro.
Personat pjesëmarrës të këtij grupi të strukturuar kriminal kanë përfituar vlera monetare të mësipërme, si produkte të veprës penale, duke marrë vlerat monetare nga llogaria bankare e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. SPV” sh.p.k., në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe nëpërmjet tërheqjes së vlerave monetare në cash.
Hetimet vijojnë për të persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë korruptive./ CNA
Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, kanë arritur t’ia sig...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mesa duket ka...
Në Janar të vitit 2016, Besjona Dede (Mehmetaj) emërohet d...
Gjatë kësaj jave nga kontrollet në det janë bllokuar 44 mj...
Situata me zjarret vijon të mbetet problematike në dis...
Lumi i Shalës, tashmë është kthyer në një atraksion turist...
Identifikohen 3 autorët nga Gjerogjia, të cilët mashtruan ...
Zyhdi Shehi, i arrestuar për vrasjen e të moshuarit në...
Drejtori i Përgjithshëm i DPMZSH-së, Arben Cara, pas i...
Sezoni veror këtë vit është shoqëruar me zhvillime din...
Vatra e madhe që është aktive prej 3 ditësh në Malin e Tha...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përgëzuar mundësin Chermen V...
Shqipëria vendosi të ndalojë importin e deleve dhe të ...
Tashmë edhe Shqipëria e ka një medalje olimpike, kjo f...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar qeveria ka kri...
Njësia administrative e Niklës në bashkinë e Krujës ka...
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në tokat torf...
Masivi pyjor në malin e Pusit në Gjirokastër është për...
Tashmë është fakt i njohur që kjo mazhorancë përdor të...
Dy drejtorët e bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...