Krijuan skemë mashtruese fiskale për përfitime/ Prokuroria e Tiranës lëshon masa sigurie për 3 shtetas
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar masa sigurie ndaj tre shte...

Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post” i ka kushtuar një artikull të veçantë kandidaturës së Florjan Binajt në fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë.
Në shkrimin e reporteres shqiptare, Fjori Sinoruka, “WP” ka skanuar profilin e Binajt, që përshkruhet si një komedian dhe aktivist që ka si qëllim të çlirojë Shqipërinë nga partitë dhe të arrijë të fusë sa më shumë profesionistë në politikë.
ARTIKULLI I PLOTË NË SHQIP:
A mund të ndihmojë humori që Shqipëria të hyjë në BE?
Dikur e njohur si një cep stalinist i harruar, Shqipëria sot është një nga kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Europian – dhe ka një komedian që kandidon për kryetar bashkie në kryeqytet.
Diçka e çuditshme po ndodh në Shqipëri. Qeveria ndaloi "TikTok"-un për të mbrojtur të rinjtë nga ndikimi negativ i mediave sociale. Presidenti emëroi një chatbot inteligjence artificiale si ministre për të luftuar korrupsionin. Tani një nga komedianët më të njohur të vendit, i famshëm për imitimet e tij të mprehta të liderit që ka shumë vite në pushtet, po kandidon për kryetar të Tiranës.
Pyetja që shtrohet është: a mund të ndihmojë ndjenja e humorit dhe të menduarit jashtë kornizave që një vend i vogël ballkanik të hyjë në Bashkimin Europian? Ekspertët thonë se, seriozisht, nuk do të bënte dëm. Sidomos për Shqipërinë, e cila prej kohësh vuan nga një imazh problematik — nga regjimi stalinist te krimi i organizuar.
Por Shqipëria po bën diçka mirë, sepse tani konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për t’u bashkuar me BE-në me 27 vende anëtare.
Dikur, gjatë 40 viteve të sundimit të diktatorit paranojak Enver Hoxha, Shqipëria ishte një nga vendet më shtypëse (dhe më pak argëtuese) në botë. Ai ndërtoi 750,000 bunkerë për t’u mbrojtur nga një pushtim imagjinar — por fjala “qesharake” nuk do të ishte kurrë një përshkrim i përshtatshëm për atë periudhë. Sot, Shqipëria është një destinacion i madh turistik, dhe Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta të Europës.
Megjithatë, vendi ende përballet me korrupsionin politik dhe mafiet e fuqishme që merren me trafikim njerëzor dhe kokainë kolumbiane. Por në Bruksel ka një konsensus të gjerë se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në ndërtimin e një ekonomie moderne, mbrojtjen e lirisë së medias dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Aktualisht, në procesin e gjatë të anëtarësimit në BE janë nëntë vende: Shqipëria, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina.
Nga Ballkani Perëndimor, vetëm Kroacia është anëtarësuar në BE — që në vitin 2013. Sot, Shqipëria dhe Mali i Zi shihen si kandidatët më të avancuar. Lufta në Ukrainë ka bërë që BE të jetë më e prirur ndaj zgjerimit, si mënyrë për t’u mbrojtur nga Rusia agresive e Putin-it.
Eksperimente të reja shqiptare
Shqipëria po tregon se është gati të eksperimentojë dhe të mendojë ndryshe.
Në fillim të vitit, ajo bllokoi aksesin në "TikTok" për një vit, pas vrasjes së një djali 14-vjeçar që ngriti shqetësime për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët.
Në shtator, kryeministri emëroi një bot të krijuar nga AI, me emrin Diella, si “ministre digjitale” që shqyrton tenderët publikë për të siguruar që janë pa korrupsion dhe pa ndikim njerëzor. Diella ka një avatar me veshje tradicionale shqiptare — pjesërisht një truk publicitar, por sistemi i inteligjencës artificiale është real.
Ekspertët paralajmërojnë rreziqe: “Krijon konfuzion midis teknologjisë dhe politikës, sjell boshllëqe përgjegjësie dhe rreziqe sigurie,” thotë studiuesi Erjon Curraj.
Por pikërisht spektakli mund të jetë ajo që e dallon Shqipërinë — sepse ndoshta “vlerat europiane” përfshijnë edhe aftësinë për të bërë shaka (dhe për të mos arrestuar humoristin).
Komediani që sfidon politikën
Në fillim të tetorit, satiristi i njohur Florjan Binaj shpalli kandidaturën e tij të pavarur për kryetar bashkie të Tiranës, me mbështetjen e Partisë Demokratike.
Europa ka parë edhe më parë figura të ekranit që hyjnë në politikë: Volodymyr Zelensky në Ukrainë, Beppe Grillo në Itali, madje edhe Ronald Reagan në SHBA.
Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë mbahen më 9 nëntor, pasi kryebashkiaku i mëparshëm, Erion Veliaj, u shkarkua dhe po pret gjyqin për akuza korrupsioni që ai i mohon.
Binaj i tha "The Washington Post" se kandidon për të përmirësuar cilësinë e jetës në kryeqytet me planifikim më të mirë urban dhe më shumë shërbime publike. Ai e sheh Tiranën e sotme si “të mbingarkuar me ndërtime dhe me mungesë shkollash”.
Ai shton se nuk është vetëm komedian, por edhe aktivist social, ambientalist dhe arkitekt i diplomuar. Ai u fut në aktrim sepse dinte të bënte imitime, dhe përfundoi duke moderuar një emision satirik për 18 vjet.
Profesori Lutfi Dervishi e quan kandidaturën e Binajt “një eksperiment demokratik të rrallë – një komedian që sfidon modelin që imiton”. Ai thotë se kjo kandidaturë është tregues i lodhjes me politikën tradicionale dhe i dëshirës për autenticitet, edhe nëse shprehet përmes sarkazmës. Binaj shprehet se dëshiron të çlirojë Shqipërinë nga partitë tradicionale, të majta e të djathta, dhe të sjellë më shumë profesionistë të pavarur në politikë — gjë që mund të ndihmojë edhe në ndalimin e “rrjedhjes së trurit”, pasi rreth 40% e shqiptarëve jetojnë jashtë.
“Ne kemi dy rrugë përpara: korrupsioni dhe betoni, ose ndryshimi me njerëz të ndershëm e profesionistë,” tha ai në shpalljen e kandidaturës.
Rama dhe “dy komedianët e Tiranës”
Ndër shumë personazhe të tij, Binaj bën një imitim perfekt të kryeministrit Edi Rama — i cili vetë është një figurë e gjallë dhe e pazakontë në politikën europiane. Ish-lojtar basketbolli dhe artist, Rama njihet për stilin e tij me atlete dhe kapele baseball-i.
Ai është lider i Partisë Socialiste, ish-kryetar i Tiranës dhe një nga të parët që pas rënies së komunizmit i pikturoi ndërtesat gri të qytetit me ngjyra të ndritshme. Disa analistë e quajnë atë “populist eurofil” — pro-Amerikë, pro-NATO dhe pro-BE.
Rama shpesh bën shaka edhe në samite ndërkombëtare, por mund të jetë edhe provokues. Në Londër javën e kaluar, gjatë një paneli në Chatham House, ai u tha kritikëve të Shqipërisë: “Mbyllni gojën.”
Ai lavdëroi emigrantët shqiptarë në Britani dhe tha se, krahasuar me pjesën tjetër të Europës që grindet, “Shqipëria është e vetmja e rritur në dhomë.”
Rama shtoi se Brexit ishte një gabim gjigant: “U larguat nga Europa për më shumë investime — tani keni më pak.
U larguat për më shumë lumturi — tani jeni të dëshpëruar.”
Në vitin 2020, Rama kishte folur pozitivisht për Binajn, duke e quajtur “djalë simpatik e të talentuar”. Tani është më kritik, duke e quajtur kandidimin e tij “një veprim të dëshpëruar nga moçali” (duke iu referuar opozitës). Por shtoi me ironi: “Nuk e gjykoj aktorin keq për rolin e ri që ka marrë — sepse aktorët duhet të kenë një punë.”
Një shenjë e re për demokracinë
Andi Hoxhaj, ekspert për Ballkanin në King’s College London, thotë se kandidatura e Binajt duhet parë si një shenjë e hapjes demokratike dhe e përparimit politik në Shqipëri.
“Ajo reflekton një shumëllojshmëri zërash dhe përvojash që hyjnë në politikë — njësoj si zhvillimet që kemi parë në Itali dhe Ukrainë,” përfundon ai. /CNA
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar masa sigurie ndaj tre shte...
I mbani mend turrën e juristëve-avokatë, që gjithë këto ja...
Zëvendëskryeministrja e vendit, dhe njëkohësisht ministrja...
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin ...
Ditën e sotme do të zhvillohen dy seanca parlamentare. Se...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ish-deputeti Nard Ndoka në një dalje televizive deklaroi s...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në një da...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në “Now...
Ish-deputeti Nard Ndoka i ftuar në një studio televizive d...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvillua...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi përfundimisht nga de...
Aktiviteti i transportit ajror dhe atij detar erdhi në rri...
Etjen Xhafaj është emëruar drejtor i Postës Shqiptare. Ve...
Task-forca e shoqërisë rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve...
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, teksa ka raportuar veprimtari...
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, ka raportuar sot në seancën e...
Një tërmet është regjistruar pak më parë në vendin tonë. S...
Një 25-vjeçar është arrestuar në Tropojë, pasi iu gjet...
Disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...