Emërohet drejtori i ri i Postës Shqiptare
Etjen Xhafaj është emëruar drejtor i Postës Shqiptare. Ve...

Aktiviteti i transportit ajror dhe atij detar erdhi në rritje në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërkohë që hekurudhën e përdorën vetëm 782 pasagjerë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Porti i Sarandës kaloi atë të Durrësit për nga numri i pasagjerëve në tremujorin e tretë 2025.
Në transportin ajror gjatë tremujorit të tretë 2025 kanë operuar 31 shoqëri ajrore, nga këto 30 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 139.923 avionë, nga të cilët 83,6% të tyre e zë numri i mbikalimeve.
Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 714,3 ton, nga të cilat 78,5% janë mallra të hyrë dhe 21,5% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2024, Në tremujorin e tretë 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 3.892.761 pasagjerë nga 3.534.751 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 10,1%.
Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e tretë 2025 është 581 ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 25,6%. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e tretë 2025 zë 0,03% ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.
Porti i Sarandës kalon Durrësin për pasagjerët
Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë).
Porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit, gjatë tremujorit të tretë 2025, janë transportuar 95,0% e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 2.135 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 17,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Grupi i mallrave “Koks dhe produktet e rafinuara të naftës” përbën 19,3% të mallrave të transportuara nga portet.
Grupi “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” përbën 15,8% të mallrave të transportuara nga portet.
Grupi “Produkte të tjera minerale (jo metalike)” përbën 13,7% të mallrave të transportuara nga portet dhe Grupi i mallrave “Qymyr dhe linjit; naftë bruto dhe gaz natyror” përbën 6,5% të mallrave të transportuar nga portet.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 1.010.888 persona. Porti i Sarandës është porti nga i cili kanë udhëtuar 49,2% e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Durrësit me 40,8% dhe më pas porti i Vlorës me 10,0%.
Në tremujorin e tretë 2025, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.467 mijë ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 5,6%. Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e tretë 2025 zë 32,2% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara. Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e tretë 2025 zë 65,8% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara.
Vetëm 782 pasagjerë në hekurudhë
Volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore është 156,2 mijë ton, duke shënuar rritje me 13,7%, në krahasim me tremujorin e tretë 2024.
“Qymyri dhe linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror” zuri 75,8% të mallrave të transportuar me hekurudhë , “Lëndë të para të ricikluara; mbetjet e ngurta (bashkiake) dhe mbeturina të tjera” 23,2% dhe grupi “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” zënë 1,0%. (tab.1)
Në tremujorin e tretë 2025, kanë përdorur transportin hekurudhor si mjet udhëtimi 782 pasagjerë, duke shënuar ulje me 62,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Monitor.al
Etjen Xhafaj është emëruar drejtor i Postës Shqiptare. Ve...
Task-forca e shoqërisë rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve...
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, teksa ka raportuar veprimtari...
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, ka raportuar sot në seancën e...
Një tërmet është regjistruar pak më parë në vendin tonë. S...
Një 25-vjeçar është arrestuar në Tropojë, pasi iu gjet...
Disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar ...
Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, foli për vonesat e proces...
CNA sjell dokumentarin “Vazhdë në rrugën e urtësisë, Baba ...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojt...
Ndryshime dhe transferime janë raportuar në disa komisaria...
Këtë të mëkurë u prezantua drejtuesi i ri i Drejtorisë së ...
Kreu i KLSH-së është pyetur në Komisionin e Ekonomisë për ...
Pavarësisht se i binin pak si gjatë, vija e mbrojtjes ...
Prokuroria e Tiranës ka vendosur të marrë si të pandehura ...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ës...
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bas...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, po...
Pasditen e së martës, në Vatikan u zhvillua ceremonia madh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka folur mëngj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...