LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rritja e taksës për shitjen e pronës, vjedhje e hapur”/ Ekspertët kritika qeverisë: Po shkelet çdo vendim

30 Maj 2022, 17:46, Aktualitet CNA
“Rritja e taksës për shitjen e pronës, vjedhje e
Foto ilustruese

Enida Kaziu juriste dhe Klodian Muço ekspert kanë komentuar projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat nga shitja e një prone.

Sipas projektligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat, që pritet të prezantohet në qershor, paratë që pronari i shtëpisë do të realizojë nga shitja e pronës do të tatohen në mënyrë progresive.

Pra konkretisht, nëse fitimi nga shitja e një prone do të jetë më shumë se 2.4 milionë lekë të rinj, tatimi që do të mbajë shteti do të rritet në 23% dhe jo 15% sa është sot.

Kaziu dhe Muço e kanë konsideruar këtë në dëm të qytetarëve.

“Kjo taksë nuk është kundra drejtuesve dhe këto që ndërtojnë nuk do e paguajnë këtë taksë, kjo është për rishitjen  e pronës. 

Aspekti i dytë është se duket që këto që kane berë në të kaluarën janë në kundërshtim me këtë që bëhet sot, në të kaluarën ishte rivlerësimi i pronës në 2 apo 3 përqind , tani nga kjo 2 a 3 përqind po kalojmë në 23 përqind.

Duket sikur kjo është në inkoherencë dhe atë që e kanë menduar dje, nuk po e mendojnë më sot.

Po shkelin çdo vendim që kanë marrë në të kaluarën dhe ajo që është më e rëndësishmja është se nuk ka për të funksionuar.

Koha ka treguar jo vetëm në Shqipëri, se sa më shumë të rriten taksat aq më shumë më pak të ardhura gjenerohen.

Pra vjen një moment kur rritja e lartë e evazionit fiskal, gjeneron reduktim të ardhurash sepse ose kalohet në infromalitet ose njerëzit mërziten dhe nuk punojnë më, kështu që kam përshtypjen që do të jetë thjeshtë një flluskë në ujë", u shpreh Muço.

Ndërsa Kaziu, e nisi argumentimin e saj më një pyetje drejt Klodian Muços:

"A kanë mbetur më ekspertë të vërtëtë të mirëfilltë intelktualë që nuk kanë ikur nga Shqipëria?

Unë si juriste ndeshem çdo ditë me konflikte financiare, unë shikoj që mund të ketë zgjidhje por jo sot për nesër.

Unë shoh dhe një aspekt tjetër, Kushtetuta e Shqipërisë ju ka dhënë një fuqi të jashtëzakonshme marrëveshjeve të ratifikuara me ligj dhe një ndër to është dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Edhe unë mendoj se është thjeshtë nje flluskë sapuni më tepër, por çka nëse miratohet ashtu shabllon si është, pastaj do mblidhet komisioni për ta diskutuar dhe mbase dhe hequr fare dhe në fund të ditës këta që paguhen me taksat tona, bëjnë sikur punojnë", tregoi Kaziu.

Lajmet e fundit nga