A do të përballet Erion Veliaj me drejtësinë?
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prej korrikut të vi...

Një rritje e ndjeshme e virozave sezonale është regjistruar ditët e fundit në qytetin e Pogradecit, duke sjellë fluks të shtuar pacientësh në spitalin rajonal. Që prej pragut të festave të Krishtlindjeve, shërbimi pediatrik dhe ai për të rritur po përballen me një numër të lartë vizitash ditore, kryesisht për shkak të temperaturave të larta, kollës dhe problemeve respiratore.
Më të prekurit janë fëmijët, por edhe të rriturit po paraqiten në numër të madh në urgjencë. Sipas mjekëve, kushtet atmosferike me lagështirë dhe temperaturat e ulëta kanë ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e rasteve me viroza dhe influencë.
“Që prej pragut të Krishtlindjeve pati një rritje të fluksit të fëmijëve në pediatri, por edhe të të rriturve në spitalin e Pogradecit. Në pediatri pati një rritje të fëmijëve me viroza të rrugëve respiratore, me virusin e influencës, duke prekur të gjitha grupmoshat. Fluksi ka qenë me vizita ditore rreth 60–70 fëmijë, ndërsa edhe tek të rriturit ka pasur rreth 70 vizita në ditë me shenja temperature”, shprehet Bexhet Liçkollari, shef i shërbimit spitalor Pogradec.
Sipas drejtuesit të shërbimit spitalor, situata ka sjellë edhe rritje të numrit të shtrimeve në pavijonin e pediatrisë, ku shumë fëmijë kanë pasur nevojë për trajtim spitalor për shkak të komplikacioneve që shoqërojnë virozat respiratore.
“Fëmijët duhet të paraqiten që ditën e dytë për vizitë në pediatri, po ashtu edhe të rriturit. Ka shumë shtrime, ku për 10 ditë në pediatri janë shtruar 100 fëmijë të grupmoshave të ndryshme. Në pediatri më shumë ndikon një kohë me lagështirë, e cila sjell viroza respiratore, ndërsa temperaturat e ulëta ndikojnë tek të rriturit”, tha Liçkollari.
Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht për fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar nga komplikacionet që mund të sjellin virozat sezonale.
“Fëmijët duhet të vishen mirë, të evitojnë qëndrimin në ambiente të ftohta. Të njëjtat këshilla janë edhe për të rriturit dhe të paraqiten menjëherë në shfaqjen e shenjave të virozës”, shprehet mjeku.
Stafi mjekësor këshillon qytetarët që të mos neglizhojnë simptomat dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në kohë, për të shmangur përkeqësimin e gjendjes shëndetësore. /CNA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prej korrikut të vi...
Gazetari Blendi Fevziu i është përgjigjur reagimit të fund...
Një gazetar, koleg, për etikë dhe për të mos u dukur si nj...
Dikujt mund të mos i duket etike që të hysh në një debat m...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar li...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kal...
CNA TV po zgjeron ekipin! Jemi në kërkim të talentëve për...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka bërë ...
Fjalori i Gjuhës Shqipe, prej ditës së djeshme mund të aks...
Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hox...
Prefektura e Korçës ka ndarë detaje lidhur me situatën akt...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para t...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të pun...
Prurjet e shumta të lumit Seman kanë bërë që në disa segme...
Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje,...
Numri i përdoruesve të telefonisë celulare pësoi përsëri r...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Tryeza e Partisë Demokratike me partitë opozitare dhe përf...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...