
Një gazetar, koleg, për etikë dhe për të mos u dukur si një sulm apo një “luftë” mes gazetarësh, në një nga studiot televizive ka artikuluar se dalja e dosjes "Balluku" ishte e kontrolluar dhe dolën vetëm pjesët që kishin lidhje me një gazetar.
Pjesë të dosjes që kanë lidhje me gazetarë ka publikuar CNA dhe ne jemi të detyruar t'ia kthejmë këtë përgjigje. Në fakt, ka gënjyer publikisht dhe është e turpshme, se mashtron në publik duke e ditur shumë mirë si qëndron e vërteta.
Dosja “Balluku” nuk është publikuar pjesërisht, por ashtu siç i ka interesuar atij që e ka siguruar i pari, i cili në fakt ka qenë Gazment Bardhi. I dyti që ka publikuar dosjen ka qenë pikërisht Carlo Bollino, që CNA i publikoi pjesët e përgjimeve që ai nuk i nxirrte. Pra, kishin dalë pjesë të dosjes të bëra nga Gazment Bardhi, i cili në fakt nuk e kishte publikuar pjesën e Carlo Bollino-s, por kishte nxjerrë pjesët që i interesonin.
Që për ne është skandaloze, sepse një deputet, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, të ketë dosjen dhe të nxjerrë fragmente të caktuara për biznese të caktuara, për ne kjo është e turpshme, është skandal dhe mund të dyshojmë se mund të ketë dhe gjobëvënie të caktuar.
Pasi, cila është arsyeja që deputeti nxjerr vetëm segmente të caktuara dhe jo dosjen e plotë, ndërkohë që e kishte atë dhe kjo është e konfirmuar.
Nga ana tjetër, për ta bërë politike, dosjen e ka dhe Carlo Bollino dhe boton pjesët që do ai, por nuk boton pjesën e tij. Ne kemi qenë e vetmja media që më vonë nga të gjitha, kur mundëm të siguronim dosjen, pasi shumica e gjërave ishin publikuar, thuajse të gjitha, pa fund kishte publikuar dhe Klodiana Lala te televizioni i Irfan Hysenbelliut, njeriut që e ka armikun e jetës Ballukun, s'kishte lënë gjë pa publikuar. Ne nxorëm pjesën e Bollino-s. Pra, dosja nuk është pjesërisht e publikuar në media. Ka dalë e gjitha nga A-ja te Zh-ja.
Të gënjesh në një studio është e thjeshtë. Të kërkosh të dalësh pa larë me justifikime, është edhe më e thjeshtë akoma. Por, nuk po i hyjmë fare debatit, as një përgjigje të detajuar me ndonjë dosje tjetër atje brenda SPAK-ut, por po e lë me kaq, për etikë dhe për të treguar se mashtrimeve të tilla në ekran, ne do t'u qëndrojmë përballë dhe do t'u përgjigjemi. Dhe një pyetje kemi: këta gazetarët që thonë nuk e publikuan dosjen, mos vallë e kishin dosjen dhe nuk e nxirrnin?
Mos vallë këta gazetarë, apo disa të tjerë, kur CNA shkruante për Ergys Agasin, telefononin dhe kërkonin që ne të mos shkruanim? Mos vallë këta gazetarë ndërhynin për Oltion Bistrin e përfshirë në hetimet e Sky dhe Encrochatit nga SPAK?
Ndaj dhe do të ishte shumë etike, shumë dinjitoze, që përpara se të hedhin shashka në opinion publik dhe të kërkojnë të lajnë fytyrën, mirë është të shkojnë të lajnë duart e tyre të ndotura njëherë me sapun, pasi me llumin që kanë në duar, do të bëhen edhe më pis./CNA
Dikujt mund të mos i duket etike që të hysh në një debat m...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar li...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kal...
CNA TV po zgjeron ekipin! Jemi në kërkim të talentëve për...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka bërë ...
Fjalori i Gjuhës Shqipe, prej ditës së djeshme mund të aks...
Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hox...
Prefektura e Korçës ka ndarë detaje lidhur me situatën akt...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para t...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të pun...
Prurjet e shumta të lumit Seman kanë bërë që në disa segme...
Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje,...
Numri i përdoruesve të telefonisë celulare pësoi përsëri r...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Tryeza e Partisë Demokratike me partitë opozitare dhe përf...
Gazetari Bledian Koka është shprehur mbrëmjen e sotme se P...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur mbrëmj...
Lulzim Basha është kaq i thjeshtë, kaq i kapshëm, kaq i le...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...