CNA TV po zgjeron ekipin/ Bashkohuni me stafin tonë
CNA TV po zgjeron ekipin! Jemi në kërkim të talentëve për...

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, është shprehur ditën e sotme se ka dështuar edhe seanca e gjashtë e gjyqit që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur ndaj tij.
Kalaja thotë në reagimin e tij se Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit vetë, por urdhëroi që në seancën e sotme mos të jetë as avokati i tij.
Ai thotë më tej se kryebashkiaku ndonëse ka hapur gjyqin ndaj tij, po “i bën bisht” drejtësisë. Kalaja bën me dije se gjykata ka caktuar seancën e radhës me 26 janar, në orën 13:30 dhe njofton se nëse pala paditëse nuk paraqitet, është caktuar një avokate që të mbrojë Veliajn.
Reagimi i plotë:
Dështon seanca e gjashtë e gjyqit që Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka nisur ndaj meje.
Megjithëse data 13 janar ishte caktuar nga gjykata si dita ku ne do të fillonim gjyqin në orën 09:30 dhe do e bitisnim, kur të mbaronin të gjitha provat, së bashku me një ekspert IT, që do kujdesej për transmetimin e provave ne sallën e gjyqit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo vetëm që nuk u paraqit, por dha urdhër që të mos vijë në senacë as avokati i tij mbrojtës.
E paimagjinueshme se si personi që ka hapur gjyq ndaj meje, nuk vjen të përballet, por i bishtnon drejtësisë!
Ku është morali këtu?! Lëre moralin, po ligji?!
U shpreha para gjykatës që plani ndaj meje është që të qëndroj peng nëpër gjyqe të paktën për dy vite, sepse strategjia është e atillë. Edhe nëse do mbyllet ky gjyq, do hapet një tjetër nga Veliaj, ndaj meje. Unë e di ku e ka hallin Kryetari i Tiranës që është në burg, por unë nuk ia zgjidh dot.
Gjykata caktoi seancën e radhës me 26 janar, ora 13:30 dhe nëse pala paditëse nuk paraqitet, është caktuar një avokate kryesisht qe të mbrojë Veliajn, ndaj meje.
Megjithëse kjo është një padi strategjike për të më mbajtur në presion, unë jam i perkushtuar që t’a trajtoj me seriozitet. /CNA
View this post on Instagram
CNA TV po zgjeron ekipin! Jemi në kërkim të talentëve për...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka bërë ...
Fjalori i Gjuhës Shqipe, prej ditës së djeshme mund të aks...
Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hox...
Prefektura e Korçës ka ndarë detaje lidhur me situatën akt...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para t...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të pun...
Prurjet e shumta të lumit Seman kanë bërë që në disa segme...
Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje,...
Numri i përdoruesve të telefonisë celulare pësoi përsëri r...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Tryeza e Partisë Demokratike me partitë opozitare dhe përf...
Gazetari Bledian Koka është shprehur mbrëmjen e sotme se P...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur mbrëmj...
Lulzim Basha është kaq i thjeshtë, kaq i kapshëm, kaq i le...
Pastori Akil Pano përmes një postimi në rrjetet sociale ka...
Gazment Bardhi, aktualisht kryetar i Grupit Parlamentar të...
Gazment Bardhi, deklaron se ka depozituar sot një kallëzim...
Ka nisur foltorja e radhës e opozitës para Kryeministrisë....
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...