
Kryeministri Edi Rama ka “hapur zemrën’ para ndërkombëtarëve.
Në sesionin e hapjes së forumit “Global Gateway”, sfidat aktuale të Europës dhe prioritetet madhore të zhvillimit ai foli lidhur me dështimet që ka pasur në martesa.
Rama u shpreh se ka dështuar disa herë në martesë, por pasi gjeti të duhurën është i lumtur.
Lidhur me këtë ai bëri një paralelizëm midis jetës së tij personale si dhe marrëdhënies mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë ku nënvizoi se Shqipëria pasi dështoi me martesat ne 'lindjen' do të gjejë lumturinë pasi të martohen me Bashkimin Europian.
“Dua të them se kjo hapje që po shohim falë kësaj marrëdhënieje gjithmonë e më të ngushtë me Bashkimin Europian, është thelbësore jo vetëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, por dhe për vetë Bashkimin Europian. Jam i sigurt që e njëjta gjë vlen për miqtë tanë afrikanë, e njëjta gjë vlen dhe për të tjerë, që në këtë marrëdhënie është e sigurt që do të gjejnë shumë, shumë arsye për të pyetur veten a ja vlen, por nga ana tjetër nuk ka asgjë që ia vlen më shumë sesa t’i afrohesh gjithmonë e më pranë Bashkimit Europian dhe për ne shqiptarët, që kemi përjetuar një histori, e cila na ka detyruar të bëjmë një sërë martesash të padëshiruara, na besoni, kjo mund të jetë martesa më e vështirë për tu bërë, por e vetmja martesë që ia vlen të kërkohet. Po ju them dhe nga përvoja ime personale. Unë kam pasur disa dështime në martesë, por pasi gjeta atë të duhurën dhe duke qenë i lumtur me të, unë besoj gjithmonë që kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë e të tjerët kur më së fundi të martohen me Bashkimin Europian. Faleminderit shumë!”, tha Rama.
Ai u shpreh: "e gjithë buzëqeshja ime, e gjithë dashuria ime, gjithçkaja ime për Europën dhe Bashkimin Europian është pa kushte".
“Dua që t’ju lë duke ju thënë një fakt të vogël sepse dua që ta dini që e gjithë buzëqeshja ime, e gjithë dashuria ime, gjithçkaja ime për Europën dhe Bashkimin Europian është pa kushte, por nuk është e pa mend. Vetëm mendoni, që ne rrethohemi nga kufijtë e BE dhe fqinjët tanë që janë BE marrin 4517 euro për frymë nga vetë Bashkimi Europian. Ajo çfarë marrim ne në E-në, pa B-në është vetëm 138 euro për frymë. Është një hendek shumë i madh që ne e mbushim me dashuri, që e mbushim me shpresë, që e mbushim me ambicie, që e mbushim me ide shumë të qartë që nuk ka asgjë më të mirë që mund të lëmë pas për fëmijët tanë, por shpresoj fort që ajo çfarë Presidentja e Komisionit dhe ky Komision po punojnë fort për të bërë, do t’ia dalin me sukses sepse në fund të fundit, fëmijët tanë nuk duhet të trashëgojnë vetëm testamentin e dashurisë, por edhe provën që kjo martesë është e vetmja që ia vlen të kesh! Faleminderit!”, tha Rama./ CNA
Ka rinisur seanca gjyqësore në GJKKO ndaj ish kryeministri...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se pasi avokatët e...
Genc Gjokutaj, një nga avokatët që përfaqësoi ish-kryemini...
Gazetarja Afrovita Hysenaj, e cila u kërcënua pasi bëri pu...
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur në GJKKO...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për me...
Pas mbledhjes së kryesisë ish-kryeministri Sali Berisha ka...
Akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe vendosj...
Prokuroria e Posaçme i ka dërguar fletëthirrje, kreut ...
Gazetarja Afrovita Hysaj, e cila u kërcënua nga pronar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar sërish të paraqi...
Turizmi ka vijuar që të përjetojë ditët e tij më të mi...
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), ...
26-vjeçarja, e cila u drogua dhe u dhunua seksualisht ...
SPAK ka sekuestruar një truall në Palasë të Artan Gaçit, b...
Avokatja Vjollca Pustina ka habitur me një deklaratë t...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u diskutua marrëveshja pë...
Shtyhet deri më 15 nëntor afati i Censit të popullsisë dhe...
Prokuroria e Vlorës vendosi sekuestrimin e 13.750 m2 t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...