SPAK fletëthirrje Rakip Sulit, javën e ardhshme pritet të merret në pyetje nga prokurorët
Prokuroria e Posaçme i ka dërguar fletëthirrje, kreut ...

Akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe vendosja e masës detyrim me paraqitje për të, është komentuar nga deputeti i PD-së Dashnor Sula si një vendim i nxituar.
Gjatë një interviste deputeti Sula u shpreh se Prokuroria dhe Gjykata duhet të kërkonin autorizim nga Kuvendi.
“Shprehja që qarkullon nëpërmjet juristëve është që dy juristë nuk i gjen në një mendje asnjëherë. Ligji ka interpretim gjithmonë. Por siç e lexoj unë ligjin dhe pa dashur të ndikohem nga Berisha, them se ka një nxitim nga gjykata se si lexohet ligji.
Prokurori dhe gjykatësi udhëhiqet nga kodi i procedurës penale ose civile. Në çfarëdo lloj gjykate madje edhe në Strasburg, gjëja e parë kur një gjykatë shikon është respektimi i procedurës. Nëse kemi shkelje të procedurës nuk i hyn fare themelit të çështjes dhe kjo ndodh në çdo proces. Në rastin konkret, nëse do të rrijë në këtë status quo kjo është e goditshme si çështje në themel. Ky nxitim i tillë nuk kishte pse të ndodhte.
Ne kemi deklaruar se do të votojmë pro çdo lloj kërkese që vjen nga Prokuroria. Në rastin konkret, Kodi i Procedurës Penale, është i qartë. Ndalimi i pasaportës të kërkon autorizimin nga Parlamenti. Ndryshimet janë bërë në vitin 2012 dhe kemi kërkuar që të mos kishte fare imunitet deputeti. Sot organi hetues ka të drejtë të gjurmojë deputetin.
Për kontrollin e banesës dhe masën e sigurimit, këtu është anashkaluar Kuvendi. Nuk e di pse është anashkaluar kjo. Ligjvënësi është parashikuar që edhe në rastet kur Parlamenti nuk i jep autorizim, përsëri në bazë të nenit 289, organi hetues ka të drejtë të vazhdojë hetimin”, theksoi ai.
Më tej, deputeti Sula tha se është kundër çdo lloj emërtimi apo sulmi ndaj SPAK-ut. Ai bëri me dije se nuk do të bëhet mburojë e asnjë politikani.
Ndër të tjera shtoi se nëse Berisha bën betejë për transparencë do ta mbështesin.
“Unë vazhdoj t’i mbështes organet e drejtësisë dhe nuk jam dakord me asnjë lloj emërtimi edhe në kohën kur Rama në Asamblenë e PS-së sulmoi SPAK-un. Jam kundër çdo lloj epiteti, çdo lloj gjuhe. Unë nuk do të jem mburojë e asnjë politikani në asnjë lloj rasti.
Nëse e fusim në kanalet politike, humbet sensi dhe e drejta. Mund të ketë persona të caktuar që kanë interesa të sulmojnë ndonjë politikan apo një tjetër. Kjo nuk do të thotë që e gjithë forca politike të përfshihet në këtë debat dhe në këtë luftë.
Qëndrimi i Bardhit dhe yni është që nuk i bëhemi mburojë asnjë personi. Nëse nesër fillon një hetim për një politikan të opozitës që mund të ketë shkelur ligjin, atëherë nuk preket asnjëherë opozita dhe kështu i bie që edhe pozita e sotme kur të jetë nesër në opozitë të mos preket. Nëse Berisha bën betejë për transparencë, ne duhet ta mbështesim”, tha deputeti Dashnor Sula./ CNA
Prokuroria e Posaçme i ka dërguar fletëthirrje, kreut ...
Gazetarja Afrovita Hysaj, e cila u kërcënua nga pronar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar sërish të paraqi...
Turizmi ka vijuar që të përjetojë ditët e tij më të mi...
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), ...
26-vjeçarja, e cila u drogua dhe u dhunua seksualisht ...
SPAK ka sekuestruar një truall në Palasë të Artan Gaçit, b...
Avokatja Vjollca Pustina ka habitur me një deklaratë t...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u diskutua marrëveshja pë...
Shtyhet deri më 15 nëntor afati i Censit të popullsisë dhe...
Prokuroria e Vlorës vendosi sekuestrimin e 13.750 m2 t...
Të mërkurën IKMT dhe IMT e Bashkisë Shkodër, me mbësht...
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, gjatë një komuni...
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, në një konferencë pë...
Këtë të mërkurë mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeminis...
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka reagua...
Presidenti i Shqipërisë kundër Kombëtares së Shqipëris...
Kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se ë...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar ...
Gazetari Artan Hoxha, në emisionin "Opinion" me gazeta...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...