Hetimet dhe masa për Beqajn/ Analisti Lubonja: Prokuroria me regji
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundi...

Gjyqtari Erjon Bani shpalli vendimin për vijimin e masës detyrim paraqitje dhe ndalim për të ikur jashtë shtetit, ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj duke theksuar se gjykata nuk lejohet nga Kodi Procedurës Penale të caktojë një masë sigurimi më të rëndë nga ajo e kërkuar prej prokurorit – ç’ka sugjeron se bazuar në të njëjtat prova mund të ishte kërkuar arresti.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të hënën më 20 nëntor që pas thirrjes së ish-ministrit të Shëndetësië, Ilir Beqaj për t'u pyetur lidhur me akuzën ‘shpërdorim i detyrës’ të ngritur nga SPAK për procedurën e sterilizimit, që të lërë në fuqi masat shtrënguese të vendosura ndaj tij, paraqitje në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.
Gjyqtari i seancës së caktimit të masës së sigurimit personal ndaj Beqajt, Erjon Bani shpalli vendimin e shkurtuar kur sqaroi se Beqaj kishte përfituar nga e drejta për të mos dhënë deklarime në seancën e marrjes në pyetje. Ai u shpreh se në këto kushte, gjykata ka vendosur të vijojë masat e sigurimit personal ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ dhe ‘Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj Beqajt, pasi bazuar në nenin 244 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë nga ajo e kërkuar nga prokurori.
Pas përfundimit të seancës, Beqaj deklaroi për mediet se kishte vendosur të mos e ankimonte vendimmarrjen e gjykatës për masat shtrënguese të vendosura ndaj tij, duke vërejtur se ishte në dispozicion të hetimit. Ndërkohë, ai u shpreh në mbrojtje të procedurës së koncesionit për të cilën është nën hetim, duke pretenduar se kishte sjellë modernizim të kushteve për ndërhyrjet kirurgjikale.
Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterizilimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.
Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.
Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t'u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë ‘dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit’.
Hetimet e SPAK për këtë çështje deri në prill të vitit 2022 nuk kishin avancuar përtej fazës paraprake, duke sjellë dhe parashkrimin e veprës penale’shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, që për rrjedhojë solli shmangien nga përgjegjësia penale të personave përgjegjës.
Në kërkesën për caktim të masës së sigurimit personal që SPAK dërgoi në gjykatë ndaj të hetuarve për këtë çështje, emri i Beqajt mungoi, por gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se shkeljet e akteve ligjore ngriheshin në nivelin e përgjegjësisë penale për ish-ministrin. Bani vlerësoi gjithashtu se hetimet ishin të paplota dhe e orientoi Prokurorinë drejt hetimit të çështjes edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Pas vendimit të gjykatës, SPAK deklaroi se hetimet për Beqjen ishin në proces.
Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë gjatë kohës kur gjykata ishte tërhequr për vendim, dy prokurorët e çështjes, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi i thanë BIRN se prej muajit gusht ishin kryer shumë veprime hetimore prej nga ishte bërë e mundur që Beqaj të regjistrohej si person nën hetim për ‘shpërdorim detyre’, por pa dhënë detaje lidhur me këto veprime.
Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.
Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, post nga u dorëhoq të shtunën. Në tetor të këtij viti ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./ BIRN
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundi...
Konservatorja Evi Kokalari, Evis Kokalari apo Evi Ange...
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferenc...
U bënë 10 vite prej asaj nate të kijametshme, me stuhi...
Fotoreporteri Felix Bilani ka kujtuar sot të ndjerin S...
Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ...
Sonte, në orën 20:45 do të luhet ndeshja Shqipëri-Ishu...
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzo...
Kryeministri, Edi Rama ka bërë me dije se mbi 173 mijë...
Shtyhet gjyqi për ish-efektivin Arjan Tase, i cili përplas...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën"detyrim paraqitje"...
Qeveria shqiptare ka kërkuar që administrata e cila ka...
Aksidentet rrugore kanë vijuar të rriten edhe në tetor...
Sokol Olldashi, një nga figurat më të spikatura politi...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë p...
Seanca e sotme në Kuvend, e cila zgjati vetëm 5 minuta u s...
Nën argumentin se masat e ndërmarra ndaj Berishës janë...
Ndërtuesi Fatmir Bektashi ka shkuar sërish në SPAK këtë të...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite burg për ish-kr...
Kuvendi është mbuluar nga tymi. Deputeti i PD-së, Flamur N...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...