Afera e inceneratorit të Tiranës është jo vetëm më e madhja, por edhe më korruptivja, që fatkeqësisht zgjatet në hetimet e SPAK-ut nga një prokuror me drita "fikur".
Një kontratë që u ka kushtuar shqiptarëve mbi 130 milionë euro, pavarësisht se nuk ekziston.
Inceneratori i Tiranës është një vjedhje e madhe dhe një projekt në letër, ku në vend të tij gjenden tonelata me plehra, që e kanë çuar situatën në prag katastrofe.

Bëhet fjalë për një aferë, ku i implikuar me prova është edhe kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj.
Ka disa dokumente që e lidhin Erion Veliajn me çështjen.
Dokumenti i parë është ai nga i cili Erion Veliaj i kthen përgjigje Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës, ku bie dakord me çmimin 29 euro/ton për mbetje.

Dokumenti i dytë është ai i vendosjes së strukturave të bashkisë në rresht për kompaninë ndërtuese.

Edhe pse është e zakontë që të lidhet një marrëveshje mes një kompanie që ofron shërbime në fushën e mbetjeve dhe një bashkie, Erion Veliaj në këtë rast as nuk e ka firmosur vetë, por ka vënë vartësit e tij, të cilët veç të tjerash kanë përdorur edhe vulën e Bashkisë së Tiranës.
CNA ka sjellë disa herë materiale dhe dokumente për inceneratorin joekzistent të Tiranës, një aferë që prej 5 vitesh është ende çështje e hapur.
Kallëzimi për aferën e inceneratorit të Tiranës është bërë në vitin 2021 dhe tani në vitin 2026, kanë kaluar plot 5 vite nga hetimet që nuk po çojnë askund. Asnjë përgjegjësi nga bashkia që e kërkoi dhe kishte nën mbikëqyrje ndërtimin e inceneratorit?!
Duket se dosja e hetimit të kësaj afere është në duart e prokurorit Dritan Prençi që ka zgjedhur ta zvarrisë pafund, madje "fle" mbi dosje pa u ndikuar as nga denoncimet e opozitës e as nga raportimet e mediave apo opinioni publik.
Në këtë rast, kërkues dhe i implikuar kryesor del një kryebashkiak i arrestuar dhe me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, lind pyetja: Pse Erion Veliaj duhet të hetohet apo duhet të burgoset për brekët e Ajolës, ndërsa nuk hetohet për inceneratorin?
Deri më sot, përcaktimi i fajësisë penale është kompetencë ekskluzive e gjykatave, ndërsa debati publik për një aferë të tillë, ku qytetarëve u merren qindra mijëra euro, duke i vënë edhe në lojë me një investim joekzistent, lidhet kryesisht me përgjegjësinë politike, por edhe hapat ligjorë që duhet të vijojnë për çështjen.


Në qoftë se çështjes së inceneratorit të Tiranës nuk i shkohet deri në fund, për të shkuar direkt te veprimet ose mosveprimet e Erion Veliajt për këtë aferë, nuk do të merret vesh kurrë se çfarë ka ndodhur dhe ku kanë përfunduar qindra miliona eurot e marra nga qytetarët shqiptarë.
Në këtë aferë nuk luhet vetëm me paratë e shqiptarëve apo vendimet abuzive të një kryebashkiaku, por edhe me shëndetin e qytetarëve dhe rrezikun për një katastrofë mjedisore që është në dyert e banorëve të kryeqytetit./CNA
Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka refuzuar të japë l...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndarë pamje nga punimet e kr...
Ministria e Punëve të Jashtme ka ndarë një njoftim mëngjes...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me e...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, është shpr...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Vokshi k...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dalë me një thirrje për qy...
Ish-zëvendëskryeministrja, Ermelinda Meksi ka komentuar lë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale video ng...
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtu...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rr...
Politologu Ermal Hasimja në një reagim në rrjetet sociale,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentu...
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka dalë me një njofti...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një inter...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur pa...
Ditën e sotme ka qenë afati i fundit që në Gjykatë Kushtet...
Ditën e hënë do të zhvillohet seanca plenare e radhës në K...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...