web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfshihet nga zjarri një stallë bagëtish në Kolonjë

23 Mars 2026, 17:19, Aktualitet CNA

Përfshihet nga zjarri një stallë bagëtish në

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë një stallë bagëtish, duke djegur rreth 40 kuintalë misër dhe elb, si edhe 150 dëngje jonxhë.

Përfshihet nga zjarri një stallë bagëtish në

Paraprakisht bëhet me dije se shkaku i zjarrit ka qenë pakujdesia e vetë pronarit, në ambientin ku ai qëndronte. Në vendngjarje ndërhynë forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Kolonjës me dy mjete zjarrfikëse të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Falë ndërhyrjes në kohë, u arrit të parandalohej përhapja e zjarrit drejt një sipërfaqeje pyjore me lisa që ndodhej pranë stallës, duke shmangur kështu pasoja edhe më të rënda për zonën. /CNA





Lajmet e fundit nga