IGJEUM: Reshje shiu në të gjithë vendin, dëborë në zonat mbi 1000 metra
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë të hënë një parash...

Flukset migratore përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rënie në fillim të vitit 2026. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në janar të këtij viti u regjistruan gjithsej 1,660 hyrje të parregullta në rajon, një nivel rreth 37% më i ulët krahasuar me muajin dhjetor 2025 dhe rreth 12% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Brenda rajonit, Shqipëria mbetet një nga vendet me numër relativisht të ulët regjistrimesh, me 64 hyrje të identifikuara në janar 2026, në rënie me rreth 29% krahasuar me muajin paraardhës.
Rajoni mbetet pikë transiti
Raporti i IOM për “Flukset e përziera migratore në Ballkanin Perëndimor” tregon se pjesa më e madhe e hyrjeve të parregullta vijon të përqendrohet në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, dy nga nyjet kryesore të korridorit migrator drejt Bashkimit Europian. Në janar 2026, Bosnja dhe Hercegovina regjistroi 732 hyrje të parregullta, ndërsa Serbia 349. Në vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi raportoi 203 hyrje, ndërsa Maqedonia e Veriut 250 raste. Kosova kishte 62 hyrje të regjistruara në këtë periudhë. Rënia mujore e regjistrimeve në shumicën e vendeve të rajonit lidhet kryesisht me faktorë sezonalë dhe me intensifikimin e kontrolleve kufitare, që zakonisht reduktojnë lëvizjet gjatë muajve të dimrit.
Egjiptianët dominojnë në Shqipëri
Sa i përket origjinës së emigrantëve që hyjnë në Shqipëri, raporti tregon se pjesa dërrmuese vijnë nga Egjipti. Në dhjetor 2025, rreth 68% e emigrantëve të regjistruar në vend ishin shtetas egjiptianë, ndërsa sirianët përbënin rreth 18% dhe shtetasit indianë rreth 6%. Në pjesën tjetër të rajonit dominojnë kombësi të tjera, si afganët, sudanezët dhe algjerianët, duke reflektuar ndryshimet në itineraret migratore dhe rrjetet e trafikut të njerëzve.
Kapacitetet e qendrave të pritjes
Në nivel rajonal funksionojnë 37 qendra pritëse për migrantët, me një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 10,867 vendesh. Aktualisht, rreth 1,425 migrantë janë të akomoduar në këto struktura, sipas të dhënave më të fundit të raportit. Në Shqipëri janë identifikuar 10 qendra pritëse me një kapacitet total prej rreth 765 vendesh, por vetëm një numër shumë i vogël migrantësh rezultojnë të akomoduar në to, çka tregon se vendi mbetet kryesisht një pikë kalimi dhe jo destinacion qëndrimi afatgjatë.
Kërkesat për azil
Të dhënat për vitin 2025 tregojnë gjithashtu se në rajonin e Ballkanit Perëndimor u paraqitën 743 kërkesa për azil. Shqipëria regjistroi 38 prej tyre, një numër shumë më i ulët krahasuar me Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën apo Serbinë. Në të njëjtën periudhë, autoritetet në rajon morën edhe vendime për dhënien e statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese apo refuzimin e kërkesave për azil, duke reflektuar kompleksitetin e menaxhimit të flukseve migratore në korridorin ballkanik.
Në tërësi, të dhënat e fillimit të vitit 2026 sugjerojnë një ngadalësim të përkohshëm të flukseve migratore në rajon, megjithatë organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë se presioni migrator përgjatë kësaj rruge mbetet i paqëndrueshëm dhe mund të rritet sërish gjatë muajve të ardhshëm. /Monitor
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë të hënë një parash...
Shoqata e Pensionistëve Shqiptarë “Thinjat” ka nisur një b...
Botuesi i "Report TV", Carlo Bollino, shkarkon nga puna dr...
Në protestën kombëtare të opozitës, më 22 mars, protestues...
Një sondazh i realizuar nga cna.al nga data 22 shkurt deri...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh nga D...
Pasditen e sotme zhvillohet në Tiranë protesta kombëtare e...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulan...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Xhafzotaj ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjet...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka uruar besimtarëve myslim...
Në zgjedhjet e zhvilluara këtë fundjavë në degën e PD në P...
Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë ka uruar b...
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër, ku është...
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahi...
Sot opozita zhvillon protestën e radhës kombëtare të thirr...
Opozita do të zhvillojë pasditen e sotme protestën e radhë...
Kryeministri Edi Rama, episodin e sotëm të podkastit të ti...
21 marsi shënon fillimin e pranverës, po për shumë njerëz ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...