web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita e Sulltan Nevruzit/ Baba Mondi uron besimtarët: Të festojmë me zemra të pastra

22 Mars 2026, 11:17, Aktualitet CNA

Dita e Sulltan Nevruzit/ Baba Mondi uron besimtarët: Të festojmë

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka dhënë mesazhin e tij të urimit për të gjithë besimtarët që festojnë sot Sulltan Nevruzin.

Në fjalën e tij në ceremoninë e Sulltan Nevruzit para Kryegjyshatës Botërore, ku janë të pranishëm mijëra besimtarë bektashinj, Baba Mondi ka bërë thirrje për dashuri dhe unitet pa dallim besimi apo nacionaliteti.

Ndër të tjera, Kryegjyshi ka uruar një vit të mbushur me bekime dhe shëndet për të gjithë njerëzit.  

“Ai që ndihmon të varfërit ndihmon veten dhe afrohet tek Zoti. Le të festojmë këtë Sulltan Nevruz me zemra të pastra duke e bërë shembull të unitetit dhe dashurisë pa dallim besimi apo nacionaliteti. Le të kremtojmë këtë ditë me mirënjohje, paqe dhe shpresë për një vit të mbushur me bekime shpirtërore, shëndet dhe përparim për të gjithë ne. Gëzuar ditën e Sulltan Nevruzit”, u shpreh Kryegjyshi.

Ditën e sotme, besimtarët bektashinj festojnë ditën e Sulltan Nevruzit, ditë e cila përkon edhe me ditëlindja e Imam Aliut në Qabe. /CNA





Lajmet e fundit nga