Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryeministri Edi Rama, episodin e sotëm të podkastit të tij “Flasim” e nisi fjalën e tij me një urim për festat e Fitër Bajramit dhe Sulltan Nevruzit.
“Urime nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, pas një muaji lutjesh, vetëpërmbajtjeve dhe reflektimi, me dëshirën vëllazërore që shëndeti, paqja e buzëqeshja të mbretërojnë në famijet e tyre. Gëzuar po ashtu të gjithë besimtarëve bektashinj, e qoftë dita që simbolizon rilindjen, shpresën dhe fillimet e reja, vetëm e para e një vargu të gjatë ditësh të mbara, për ta e për të dashurit e tyre. Por, padyshim uroj që të tilla të jenë edhe ditët që ka përpara Shqipëria jonë dhe jam besimplotë se ashtu do të jenë”, u shpreh Rama.
Ai tha më tej se Shqipëria ka shënuar rritje ekonomike të qëndrueshme dhe të lartë. Ai tha se kjo rritje ka ardhur nga reformat, dhe shtoi se më e mira e këtij procesi është rritja e pagave.
Ndër të tjera, Rama foli edhe për rritjen e buxhetit të Mbrojtjes dhe rritjen e pagave të ushtarakëve, ku tha se deri në fund të këtij mandate synon që të arrijë mesataren e vendeve të NATO-s.
“Shqipëria vazhdon me një ritëm të qëndrueshëm rritje ekonomike, duke u pozicionuar ndër vendet me performancën më të lartë për vitet në vijim, sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare. Në Shqipërinë 2030 pritet një rritje prej rreth 32% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, çka na vendos në grupin kryesor të ekonomive me rritjen më të qëndrueshme, por edhe më të lartë gjithmonë sipas atyre organizmave, jo sipas thjeshtë qeverisë shqiptare. Dhe kjo rritje nuk është rastësi. Ajo mbështetet mbi themelet që hapëm dhe fortifikuam me reformat tona kurajoze të shumëpritura dhe të shumëmunguara për dekada dhe që e kanë vënë vendin në kushtet që të ecë përpara me shpejtësi. Është një rritje që mbështetet në sektorë, që janë në zhvillim të vazhdueshëm, në ndërkohë, që patjetër, ajo çka është edhe më e mira, e prekshme, në këtë proces rritjeje, është rritja e vazhdueshme e pagave, jo vetëm në sektorin publik, por tanimë edhe në sektorin privat, sidomos për të gjithë ata që kanë një kualifikim të caktuar apo zotërojnë një zanat dhe kjo është edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët jashtë vendit që të vazhdojnë të shikojnë me optimizëm, mundësinë e kthimit në Shqipëri.
Kur miratuam buxhetin 2026 i dhamë Mbrojtjes 12% më shumë fonde se vitin e mëparshëm. Ishte angazhim i vendit tonë për ti qëndruar zotimit si anëtar i NATO-së. Në fund shkurti rritëm dhe pagat e ushtarakëve dhe kemi mbuluar dhe koston e transportit për çdo ushtarak. Synimi ynë mbetet një pagë konkurruese që deri në fund të këtij mandate do të jetë në mesataren e vendve të NATO-s. Paga e ushtarit bazë të rritet me deri 70%”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë komentoi edhe raportin e Freedom House ku tha se Shqipëria është renditur si më i vlerësuari në rajon për shkallën e lirisë. Po ashtu foli edhe për raportin e sigurisë kibernetike, ku vendi ynë është pjesë e 10 vendeve të para.
“Shqipëria mori vlerësim pozitiv nga raporti i Freedom House. Është një zhvillim që ja vlen të përmendet. Ky është një nga ato reporte që meriton vëmendje, ku thotë se vendi ynë është renditur si më i vlerësuari në rajon për shkallën e lirisë. Edhe në aspektin e të drejtave politike, progresi është i dukshem. Kjo vjen në një kohë kur liria dhe demokracia globalisht janë nën presion. Kjo është një ditë ku jo një po dy raporte zënë vend. Ky i dyti është ai për sigurinë kibenertike dhe kjo ka rëndësi të veçantë sepse jemi në fokusin e një armiku që na sulmon çdo ditë pa asnjë sukses apo me ndonjë gërvishtje të lehtë, siç ndodhi me disa materiale krejt pa rëndësi të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas këtij indeksi, Shqipëria renditet në dhjetëshen e parë. Kemi ndërtuar një sistem mbrojtjeje shumë të lartë”, tha Rama.
Në fund të fjalës së tij, Rama foli edhe për rritjen e çmimit të naftës edhe hapat e ndërmarrë nga qeveria për mbrojtjen e qytetarëve dhe ndalimin e abuzimeve.
“E lashë në fund këtë shënim, jo për nga rëndësia, por përkundrazi, sepse është një shënim që është përkon me një moment jashtëzakonisht të ndërlikuar në rang global, që ka impaktuar drejtpërdrejt të gjithë zinxhirin e furnizimit të karburantit dhe që reflektohet në mënyrë agresive në rritjen e çmimit të naftës.
Kemi folur për këtë gjatë ditëve të fundit. Është një temë që kërkon vëmendje dhe ka vëmendjen tonë të vazhdueshme, orë pas ore dhe siç e kemi thënë, kemi ndërmarrë hapa konkretë, është ngritur një taskforcë në Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Financave me qëllim që të rritet kontrolli dhe të evidentohet çdo lloj abuzimi i mundshëm në treg. Nuk janë vënë re abuzime, monitorimi vazhdon, dhe duke qenë se çmimi ka pasur një tjetër kërcim, është marrë vendimi që të hyjmë në regjimin e bordit të transparencës, i cili do të sigurohet se nuk do të ketë përfitues apo profiterë, siç i thonë në anën tjetër të bjeshkëve, që do të duan të shfrytëzojnë krizën për të futur më shumë para në xhep.
Në të njëjtën kohë është marrë edhe një vendim tjetër për të ndërhyrë me një masë të përkohshme, gjë që po e bëjnë edhe vende tjera në akcizën e naftës, duke i bërë asaj një ulje me rreth 20 %, në mënyrë që të lehtësohet, si të thuash, disi barra mbi përdoruesit e automjeteve. Por ndërkohë, dua ta them shumë, shumë qartë, që në fund të ditës, ajo që ne na intereson e para është që të mbrojmë pensionistët, që do të thotë se në këtë rast, niveli i rritur i përfitimit që do të vijë në arkën e shtetit nga rritja e çmimit, cilidoqoftë ai, pas uljes që iu bë akcizës, do të shkojë vetëm për të mbrojtur pensionistët, vetëm për të mbështetur pensionistët.
Në të njëjtën kohë, ne po ecim me shpejtësi nga njëra anë për projektligjin për rezervat strategjike, i cili ndodhet në konsultim publik. Është një proces i nisur përpara se të fillonte kjo krizë e re, që lidhet me humbjen e baraspeshës së botës në rang global, gjë e cila po provokon kriza pas krizash. Dhe nga ana tjetër, paralelisht, ne po përgatitemi që të fusim në treg një faktor publik, një forcë të re, e cila do të ketë barren, që së bashku me një sërë masash tjera të bëjë një ndërhyrje domethënëse në vendosjen, jo vetëm të një ekuilibri në aspektin të çmimit në tregun e naftës, por edhe të një niveli krejt të ri përsa i përket transparencës së atij tregu, përsa i përket lëvizjeve të naftës në Republikën e Shqipërisë dhe përsa i përket edhe një fenomeni ende të pashterur në këtë aspekt, që është evazioni dhe kontrabanda e naftës, duke përfituar edhe nga regjimi tranzit dhe duke bërë marifete të cilave ju ka ardhur fundi. Ne do të ndërhyjmë dhe besojmë shumë që në një periudhë, jo shumë të largët, do të tregojmë me fakte, që ndërhyrja ka qenë një ndërhyrje në të mirë të shoqërisë, në të mirë të përdoruesve të automjeteve të konsumatorëve të naftës, po mbi të gjitha, në të mirë të të gjithë atyre që nuk ndotin dhe nuk ia kanë për borxh atyre që ndotin, duke ngarë makina me naftë që në ndërkohë të paguajnë një pasojë, të cilës ne duam t’i japim fund”, u shpreh Rama. /CNA
21 marsi shënon fillimin e pranverës, po për shumë njerëz ...
Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një postimi në rrjet...
Ish-deputetja e PS-së, Rudina Seseri ka folur së fundmi li...
Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka sigurua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një pos...
Një aksident rrugor është shënuar në kthesën e madhe të Qa...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në unazën e q...
Një zjarr është raportuar ditën e sotme në zonën e quajtur...
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS k...
Dita Ndërkombëtare e Sindroma Down shënohet çdo vit më 21 ...
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, që vjen edhe si bashkëd...
Konspiracionisti Alfred Cako ka ndarë mbrëmjen e kësaj të ...
Konspiracionisti Alfred Cako është një nga të ftuarit e ep...
Ksamili dhe Porto Palermo në Shqipëri janë dy nga xhevahir...
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka mbyllur d...
Gjatë vizitës në Berlin, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi...
Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, zhvil...
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, përfaqësues të komun...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në kuadër...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka përcjellë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...