"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), sot, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhuroi sete pajisjesh kompjuterike për të forcuar kapacitetet e Task-Forcës së re të SPAK-ut për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Pajisjet – 25 laptopë, 25 printera/skanera dhe aksesorë – do të përdoren nga 13 grupet hetimore në terren si dhe nga struktura qendrore në Tiranë. Grupet në terren do të mbulojnë të 12 qarqet e Shqipërisë dhe do të përbëhen nga prokurorët e SPAK-ut, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), agjentë financiarë dhe personel mbështetës. Ato do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me keqpërdorimin e administratës publike dhe të infrastrukturës shtetërore, si edhe me përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje.
Kjo asistencë teknike do të pasohet nga trajnime për rritjen e kapaciteteve, të cilat synojnë forcimin e aftësive të prokurorëve të posaçëm, hetuesve financiarë dhe hetuesve të BKH-së për mbledhjen, analizimin dhe hetimin e provave që lidhen me krimet zgjedhore.
Gjatë ceremonisë së dhurimit, në mjediset e SPAK-ut, Kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran dhe drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, theksuan rëndësinë e mekanizmave të fortë institucionalë për mbrojtjen e proceseve zgjedhore.
“Sot nuk ka të bëjë vetëm me pajisjet – ka të bëjë me fuqizimin e institucioneve që kontribuojnë në forcimin e demokracisë në Shqipëri. Dua të përgëzoj SPAK-un për nismën dhe përkushtimin për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore. Shpresojmë që rritja e bashkërendimit dhe veprimit nga institucionet përgjegjëse do të shkurajojnë shkelësit e mundshëm të ligjit dhe jemi të bindur se puna juaj do të kontribuojë në sigurimin e zgjedhjeve pa ndërhyrje të paligjshme”, tha Tarran.
“Zgjedhjet janë në themel të shtetit demokratik. Ne i shprehim mirënjohjen tonë OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme. Këto pajisje do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të prokurorëve të posaçëm dhe hetuesve në evidentimin në kohë dhe ndjekjen efektive të krimeve zgjedhore”, tha Dumani.
Dhurimi i pajisjeve u bë i mundur si pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së “Mbështetje për reformën dhe proceset zgjedhore në Shqipëri”, i cili financohet nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia.
Prezenca e OSBE-së mbetet e angazhuar për të mbështetur institucionet shqiptare në forcimin e mëtejshëm të integritetit zgjedhor.
Mediat e komanduara nga Erion Veliaj dhe të paguara nga vë...
Në përgjimet e publikuara nga CNA për bisedat e kryebashki...
CNA ka siguruar vendimin e zbardhur të gjyqtarit të Apel...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka zbardhur të plotë vendimin ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Programi i BERZH-it “SME Reboot”, i cili u prezantua sot n...
Në vendimin 114 faqesh të Apelit të GJKKO-së dhe gjyqtarit...
CNA ka siguruar vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 13 M...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
CNA pas publikimit të përgjimeve ndaj kryebashkiakut Erion...
Mercenari i Erion Veliajt, njeriun të cilin kryebashkiaku ...
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit dhe arsyetimi për re...
CNA do të sjellë të tjera detaje nga përgjimet në burgun e...
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar disa risi n...
Ministria e Brendshme në Itali ka përgatitur listën me emi...
Sipërmarrësi Samir Mane i ftuar në emisionin “Opinion” u p...
Sipërmarrësi Samir Mane i ftuar në emisionin “Opinion” nga...
Gazetarja Ola Xama e ftuar në MCN TV ka folur për publikim...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se Dritan Prençi është pr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...