Ish-Presidenti Bush surprizon studentët shqiptarë/ Foto me flamurin kuqezi dhe të Kosovës
Ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, ka bërë një vizi...

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare. Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Orban është shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy.
Zyra për mediat e Kryeministrisë në Shqipëri ka bërë të ditur se mes dy delegacioneve do të firmosen disa marrëveshje, por nuk është specifikuar se çfarë përfshijnë ato.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe homologu i tij hungarez, Viktor Orban, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për gazetarët.
Kryeministri hungarez kritikoi BE-në në lidhje me zvarritjen e procesit të integrimit. Sipas tij, BE-ja nuk e ka kuptuar ende rëndësinë e Ballkanit Perëndimor.
"Konkurrenti i Evropës është në rënie dhe çështja është si mund ta konsiderojmë integrimin e Ballkanit në BE, është një problem apo një mundësi? Nëse Evropa nuk do të mbetet pas në zhvillimin botëror, rezervat e rritjes ekonomike janë në Ballkan dhe nuk gjenden në asnjë rajon tjetër të Evropës. Për këtë arsye kërkojmë që Shqipëria të anëtarësohet. Sa i përket BE-së, është e turpshme dhe e papranueshme se sa ngadalë po ecën zgjerimi i saj", tha Orban, duke theksuar se Shqipërisë i janë dashur 13 vjet që të marrë statusin e vendit kandidat.
"Nuk kam bindjen e patundshme se politika e zgjerimit është diçka e mirë, duhen parë perspektivat e reja. Por, jemi të përkushtuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe ky proces duhet përshpejtuar. Kam mbështetur nismat e kryeministrit Edi Rama”, u shpreh Orban.
Ai theksoi se mbështetja financiare e BE-së për Ballkanin është shumë e ulët krahasuar me fondet që jepen për vendet e tjera.
“Nuk duhet pritur formalizimi i anëtarësimit për të lehtësuar veprimtarinë e një vendi për t'u futur në këtë hapësirë. BE-ja nuk është në gjendje të mirë sot, do të paguajë një çmim të lartë nëse nuk e pranon Ballkanin [Perëndimor]", theksoi Orban në Tiranë ku po qëndron për vizitë zyrtare.
Ai foli gjithashtu për mundësinë e shtimit të investimeve hungareze. Kompanitë hungareze do të jenë gjithnjë respektuese të ligjit, tha Orban, duke garantuar shtim të investimeve dhe thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.
"Turizmi përbën 15 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, edhe pse nuk kemi det, ndaj jemi gati të japim ekspertizën tonë për këtë sektor. Gjithashtu duam të shtrihemi në sektorin bankar, energjetik, të menaxhimit të ujit", shtoi ia.
Kryeministri Edi Rama tha se falë homologut të tij hungarez, Viktor Orban, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë hyrë në një fazë të re.
"Duam të kemi më shumë kompani hungareze, kemi folur për të sjellë më shumë ekspertizë dhe investime në fushën e energjisë dhe të turizmit. Turistët nga Hungaria janë shtuar çdo vit", theksoi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp.
Orban do të takohet edhe me kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Në profilin e tij në Facebook, kryeministi hungarez ka paralajmëruar marrëveshje të rëndësishme mes dy vendeve.
“Mbërritëm në Shqipëri, na presin marrëveshje të rëndësishme!”, ka shkruar ai.
Vetëm dy javë më parë, Shqipërinë e vizitoi presidentja e Hungarisë, Katalin Novak. Në fokus të takimit me homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, ishin zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, plagosja e ushtarëve të KFOR-it, mes të cilëve edhe disa hungarezë.
Gjithashtu u fol për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, por edhe për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Sipas të dhënave të INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë numri i kompanive hungareze në Shqipëri është dyfishuar që nga vitit 2015./Rel
Ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, ka bërë një vizi...
Në kuadër të Pjesëmarrjes në edicionin e tretë të Forumit ...
Pak ditë më parë, CNA paralajmëroi se në krye të RTSH-së d...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca, ka ...
Kryeministri Edi Rama do të presë sot në një vizitë zyrtar...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e kompanisë “Marin...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për rrëmbimin e 3 punonj...
Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar pas përpl...
Departamenti amerikan i shtetit publikoi të enjten raporti...
Para një dekade, numri i shqiptarëve në organet amerikane ...
Gjykata Kushtetuese ka "rrëzuar" ditën e sotme kërkesën e ...
Skandali me aferën e djegësve vijon. Sot inceneratorët kan...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, në konferencën ndë...
Ekipi kombëtar shqiptar i “Special Olympics Albania” d...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ka deklaruar se i...
Në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezoni...
Pas detyrës së saj si ambasadore e Shteteve të Bashkua...
Marketingu i rremë, me qëllim shitjen e ilaçeve të caktuar...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për koncensionin e “...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka komentuar situatën n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...