Shtyhet seanca për “Butrintin” në Gjykatën Kushtetuese / Deputetja zbulon arsyen
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për koncensionin e “...

Marketingu i rremë, me qëllim shitjen e ilaçeve të caktuara, është kthyer në një shqetësim serioz në mediat sociale. Mishërimi më i fundit është reklamimi i një metode për të rikuperuar shikimin pa kirurgji me anë të një artikulli të sajuar me personazhe dhe ngjarje të shpikura, tekst të përkthyer keq, dhe foto të marra nga interneti.
Një faqe interneti e dizenjuar për të ngjarë si profili në "Facebook" i emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu jep lajmin e mirë se një student, shqiptar mbi të gjitha, ka zbuluar një metodë për rikthimin e shikimit në çdo moshë. Megjithatë, çfarëdo që të klikosh në këtë faqe, do të të dërgojë te produkti i reklamuar nga artikulli. Kjo pjesë e dizenjos së faqes tregon se ajo shënjestron sidomos përdoruesit që nuk janë shumë familjarë me teknologjinë.

Artikulli reklamë, për t’i dhënë më shumë besueshmëri vetes, është i ndërtuar si një intervistë me ‘studentin shqiptar’, Jakup Cani, i cili mesa duket ka lënë pa fjalë gjithë audiencën në Kongresin e Oftalmologjisë “që u mbajt në Evropë këtë vit.”
Nga një kërkim i thjeshtë në "Google", rezulton se Jakup Cani nuk përmendet askund në internet, gjë që është e dyshimtë, nëse ai ka zbuluar vërtet një metodë revolucionare për rikthimin e shikimit, dhe nëse këtë e ka deklaruar në Kongresin e Oftalmologjisë, duke marrë edhe një duartrokitje 10-minutëshe, siç pretendon ‘artikulli’.

“Faktoje” përdori motorin e kërkimit të fotove, TinEye, për të gjetur origjinën e fotos së përdorur nga ‘artikulli’. Nga ky kërkim rezultoi se fotoja është një foto ilustruese, e cila mund të shkarkohet falas për t’u përdorur nga kushdo.
Çuditërisht, megjithëse ideja e ‘studentit shqiptar’ paska merituar një duartrokitje 10-minutëshe nga oftalmologët evropianë, ‘artikulli’ nuk shpjegon se si funksionon kjo ide. Ai këmbëngul të tregojë se si kjo ide novatore është ‘ndrydhur’ nga kompanitë e mëdha farmaceutike për hir të interesave të tyre financiare.
Kjo taktikë përdoret shpesh në këta ‘artikuj’ që reklamojnë produkte çudibërëse që fshihen nga farmaceutika moderne, gjë që shërben dhe si arsye e volitshme se pse ato mund të blihen vetëm duke u dhënë të dhënat personale si emri dhe numri i telefonit një faqeje pa asnjë lloj kredenciali në internet.
“Faktoje” ka përgënjeshtruar edhe më parë një artikull gati identik me këtë, i cili pretendonte se një ‘studente shqiptare’ kishte shpikur një formulë revolucionare për humbjen në peshë, dhe kishte marrë një duartrokitje 10-minutëshe nga Kongresi Evropian i Endokrinologëve./ Faktoje.al
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për koncensionin e “...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka komentuar situatën n...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar qytetarët se duke nisur ...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas ...
Gerardi ishte 20 vjeçar në verën e vitit 1990. Student...
Qeveria e Kosovës i ka pezulluar licencën televizionit “Kl...
Një denoncim është bërë ditën e djeshme në mediat e Kosovë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
Kompania e fluturimeve “Wizz Air” ka shfaqur një tjetër pr...
Prokuroria e Posaçme ka goditur një grup kriminal dhe ka l...
Tashmë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, do të ketë në dor...
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka apeluar ma...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa...
Ish-kryetari i PD-së së vulës, në një nga takimet e tij, u...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka vazh...
Gazetari miliarder, Alfred Peza, është zgjedhur drejt...
SPAK-u ka kërkuar 10 vjet burg për Lefter Kokën, 7 për...
Sot Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen penale...
Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur Këshillin e Sigurimit ...
Pas bashkive, edhe ministritë po arkëtojnë para në llogari...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...