
Një denoncim është bërë ditën e djeshme në mediat e Kosovës për pronësinë e televizionit “Klan Kosova”.
Sipas “Kosova News”, ky televizion kompania që ka në pronësi këtë rezulton të jetë e regjistruar në Maqedoni si investim nga Serbia, me adresën “Djakovica, Serbia”.
Një ditë pasi u bë ky denoncim, Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë i ka pezulluar certifikatën e biznesit televizionit “Klan Kosova”.
Me anë të një njoftimi për mediat, Ministria deklaron se për këtë televizion është dorëzuar një kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda, me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Deklarata e plotë:
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka iniciuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës, ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Mbështetur në aktet ligjore, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve e Kosovës, gjithashtu ka marrë vendim që të pezulloj certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, deri në një vendim tjetër. Për vendimin e ARBK-së, është ftuar në takim dhe është njoftuar pala, përkatësisht pronari i Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK.
Raportimet e mediave gjatë këtyre ditëve rreth kësaj çështjeje, kanë nxjerrë në pah dyshime të bazuara për keqpërdorim të mundshëm të pozitës zyrtare të punonjësve në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Si rrjedhojë, MINT ka bërë të gjitha angazhimet e nevojshme dhe menjëherë ka ndërmarr masat e qartësimit të brendshëm të gjendjes. Sipas të dhënave të shpërfaqura nga i gjithë procesi i regjistrimit e më pas transaksioneve tjera të shitblerjes së Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, rezultojnë dyshime serioze të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga zyrtarë të ARBK-së, por edhe dyshime për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike nga persona përgjegjës të kompanisë.
Andaj, për të adresuar mirëfilli përgjegjësitë, MINT ka dorëzuar në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës kallëzim penal në mënyrë që e vërteta rreth kësaj çështjeje të vërtetohet në proces gjyqësor dhe keqpërdoruesit potencial të përgjigjen para organeve të drejtësisë sipas normativave ligjore në fuqi.
MINT shpreh besimin e plotë se Departamenti i Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës, do të veproj në mënyrë të shpejtë, efikase dhe pa ngurrim dhe pret me vëmendje maksimale dhënien dhe marrjen e veprimeve të këtij kallëzimi sipas procedurës përkatëse.
Çdo veprim i Departamentit të Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë në respekt të ligjit, është përgjigje ndaj abuzuesve dhe personave përgjegjës për ndërmarrjen e veprimet në kundërshtim me dispozitat ligjore.
MINT shpreh gatishmërinë e plotë, për të mbështetur gjithë veprimtarinë e Departamentit të Krimeve të Rënda gjatë këtij hetimi dhe për të dhënë çdo shpjegim që do të vlerësohet i nevojshëm për të zbardhur të vërtetën e plotë rreth kësaj çështjeje./ CNA.al

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
Kompania e fluturimeve “Wizz Air” ka shfaqur një tjetër pr...
Prokuroria e Posaçme ka goditur një grup kriminal dhe ka l...
Tashmë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, do të ketë në dor...
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka apeluar ma...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa...
Ish-kryetari i PD-së së vulës, në një nga takimet e tij, u...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka vazh...
Gazetari miliarder, Alfred Peza, është zgjedhur drejt...
SPAK-u ka kërkuar 10 vjet burg për Lefter Kokën, 7 për...
Sot Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen penale...
Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur Këshillin e Sigurimit ...
Pas bashkive, edhe ministritë po arkëtojnë para në llogari...
CNA ka mësuar marrëveshjet që pritet të nënshkruhen nesër ...
Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ka para...
Deputeti i 326 votave, Petrit Vasili, e ka quajtur kryemin...
Sot maturantët do t’i nënshtrohen testit të tretë të matur...
Kryeministri Edi Rama dhe numri dy i qeverisë, Belinda...
Më 30 maj u hap formalisht gara fiktive për drejtuesin...
Sot SPAK-u kërkoi në gjykatë dënimet e zyrtarëve të pë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...