Mbi 700 shqiptarë pjesë e organeve amerikane të zbatimit të ligjit
Para një dekade, numri i shqiptarëve në organet amerikane ...

Departamenti amerikan i shtetit publikoi të enjten raportin mbi Trafikun e Qenieve Njerëzore për vitin 2022, që përfshin vlerësimet për rreth 190 vende të botës.
Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet dhe territoret qeveritë e të cilave respektojnë plotësisht standardet minimale të kërkuara. Në nivelin e dytë hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një gjë të tillë dhe në nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje për një gjë të tillë.
Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në nivelin e dytë.
Sipas raportit të vitit 2023, qeveria e Shqipërisë nuk përmbushi plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë.
Qeveria demonstroi një rritje të përpjekjeve të përgjithshme krahasuar me një vit më herët, duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm të pandemisë COVID-19, në kapacitetet e saj kundër trafikimit. Për këtë arsye Shqipëria vazhdoi të mbetet në Nivelin 2.
Mes përpjekjeve ishte hetimi i më shumë trafikantëve të dyshuar dhe miratimi i procedurave të reja për të identifikuar viktimat e trafikimit në flukset e parregullta të migracionit.
Departamenti i Shtetit përmend krijimin e katër qendrave që ofrojnë mbështetje psiko-sociale, ndihmë ligjore dhe ndihmë familjare, si edhe nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë për të zgjeruar ndihmën ligjore për viktimat.
“Megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. Qeveria nuk dënoi asnjë trafikant dhe identifikoi më pak viktima. Qeveria vazhdoi të zbatonte në mënyrë jokonsistente procedurat e kontrollit për popullatat e cenueshme – veçanërisht migrantët, azilkërkuesit, komunitetet rome dhe ballkano-egjiptiane dhe fëmijët – dhe njësitë e lëvizshme të identifikimit të viktimave vazhduan të kishin fonde dhe personel të pamjaftueshëm”, thuhet në raport.
Po ashtu qeverisë i munguan burimet për përpjekjet për riintegrimin e viktimave, organet koordinuese kundër trafikimit nuk mbajtën takime dhe linja telefonike e vënë në dispozicion nga qeveria, vazhdoi të mos funksiononte.
Sipas raportit, qeveria e Kosovës nuk i përmbushi plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë.
Qeveria demonstroi një rritje të përpjekjeve të përgjithshme krahasuar me një vit më herët, duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm të pandemisë COVID-19, në kapacitetet e saj kundër trafikimit. Për këtë arsye Kosova vazhdoi të mbetet në Nivelin 2.
Mes përpjekjeve ishin ndjekja penale e më shumë të pandehurve dhe dënimi i një numri më të madh trafikantësh.
Qeveria krijoi udhëzues për punonjësit e shëndetësisë për të identifikuar viktimat e mundshme dhe përktheu pamflete në gjuhët ukrainase dhe rusishte që informojnë viktimat për të drejtat e tyre dhe shërbimet në dispozicion.
Organet koordinuese kundër trafikimit u takuan vazhdimisht dhe qeveria hartoi dhe miratoi Strategjinë Kombëtare Antitrafik përperoidhën 2022-2026.
“Megjithatë, qeveria nuk përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. Gjyqtarët vazhduan të jepnin dënime të buta për shumicën e trafikantëve të dënuar, të cilat ishin nën dënimin minimal të parashikuar nga ligji i trafikimit. Kodi penal e klasifikon detyrimin e fëmijëve nga prindërit për të lypur në rrugë si neglizhencë ose abuzim prindëror dhe jo si trafikim dhe, për shkak të procedurave jo të përshtatshme të identifikimit të rasteve të lypjes së detyruar, autoritetet ka të ngjarë të kenë dëbuar në mënyrë të papërshtatshme disa viktima të paidentifikuara trafikimi pa i referuar ato në shërbimet e duhura”, thuhet në raport.
Po sipas raportit, qeveria pakësoi fondet për strehat e drejtuara nga OJQ-të dhe operatorëve të linjës telefonike u mungonte përhatitja për të kuptuar dhe për t'iu përgjigjur telefonatave të lidhura me trafikimin, veçanërisht për rastet e mundshme të nxjerrjes së detyruar të fëmijëve për të lypur./ VOA
Para një dekade, numri i shqiptarëve në organet amerikane ...
Gjykata Kushtetuese ka "rrëzuar" ditën e sotme kërkesën e ...
Skandali me aferën e djegësve vijon. Sot inceneratorët kan...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, në konferencën ndë...
Ekipi kombëtar shqiptar i “Special Olympics Albania” d...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ka deklaruar se i...
Në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezoni...
Pas detyrës së saj si ambasadore e Shteteve të Bashkua...
Marketingu i rremë, me qëllim shitjen e ilaçeve të caktuar...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për koncensionin e “...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka komentuar situatën n...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar qytetarët se duke nisur ...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas ...
Gerardi ishte 20 vjeçar në verën e vitit 1990. Student...
Qeveria e Kosovës i ka pezulluar licencën televizionit “Kl...
Një denoncim është bërë ditën e djeshme në mediat e Kosovë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
Kompania e fluturimeve “Wizz Air” ka shfaqur një tjetër pr...
Prokuroria e Posaçme ka goditur një grup kriminal dhe ka l...
Tashmë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, do të ketë në dor...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...