Rrëmbimi i policëve/ Karamuço zbulon detajin, çfarë tregojnë regjistrimet zanore
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ka deklaruar se i...

Ekipi kombëtar shqiptar i “Special Olympics Albania” do të jetë pjesëmarrës këtë vit me 10 sportistë me aftësi të kufizuara në Lojërat Olimpike Speciale Botërore "Berlin 2023", i cili zhvillohet nga 17-25 qershor. Në rrugëtimin e tyre deri në këtë hap cilësor, ekipi ka pasur shumë mbështetës. Një ndër ta është edhe Fondacioni "Vodafone Albania", që për vite me radhë ka mbështetur skuadrën kombëtare të Special Olympics në eventet ndërkombëtare dhe vazhdon të mbështesë sportistët tanë me telefona celularë si dhe paketë roaming falas përgjatë gjithë qëndrimit të tyre në Olimpiadën e Berlinit.
Fondacioni "Vodafone Albania" ka pasur gjithmonë në fokusin e Kontratës Sociale me qytetarët, komunitetet e partnerët edhe mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara për të dhënë kontributin e saj që nga përdorimi i teknologjisë së komunikimit që askush të mos mbetet pas. Komunikimi pa limit do t’u japë mundësi sportistëve tanë specialë të kenë mundësi jo vetëm të ruajnë komunikimin me familjet e tyre në Shqipëri, që është tepër e rëndësishme për ta, por edhe do të mund të postojnë ditë pas dite ecurinë e tyre në lojërat olimpike. Dhe ne shpresojmë që në njërën nga këto postime të shohim edhe ndonjë medalje.
Siç shprehet edhe Jonida Lakuriqi, Kryetarja e Bordit të Fondacionit "Vodafone Albania": “Betimi i atletëve të Lojërave Speciale Olimpike përmbledh gjithë filozofinë e jetës dhe përpjekjeve të tyre. Le të fitoj! Dhe nëse nuk fitoj, le të jem guximtar në përpjekjen për ta arritur atë. Këta të rinj me aftësi të kufizuara, por me shumë dëshirë e vullnet për të shtyrë limitet e tyre çdo ditë, ia kanë dalë të jenë fitimtarë në garën e madhe të jetës, duke u përballur me dinjitet, së bashku me familjet e tyre, me sfidat më të cilat fati i ka përballur. Ata kanë ardhur deri në eventin e Lojërave Speciale Olimpike dhe ky rrugëtim kurajoje e vendosmërie është frymëzim për të gjithë ne.”
Ekipi shqiptar “Special Olympics Albania” do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Speciale Botërore "Berlin 2023" në 4 disiplina: basketboll, not, atletikë dhe peshëngritje. Ai përbëhet nga 10 atletë, 7 trajnerë dhe sportistët vijnë nga 3 qytete të ndryshme.
Me këtë projekt dhe delegacion ambicioz prej 20 personash do të çelet një dritare për të gjithë komunitetin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe mbështetësit e tyre duke treguar kurajë, talent dhe vendosmëri për të thyer barrierat përmes sportit. Dhe gjithashtu të përcjellim edhe njëherë mesazhin e rëndësishëm se "Së bashku ne mundemi të garojmë, e pse jo, edhe të fitojmë medalje!"/ CNA


Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ka deklaruar se i...
Në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezoni...
Pas detyrës së saj si ambasadore e Shteteve të Bashkua...
Marketingu i rremë, me qëllim shitjen e ilaçeve të caktuar...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për koncensionin e “...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka komentuar situatën n...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar qytetarët se duke nisur ...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas ...
Gerardi ishte 20 vjeçar në verën e vitit 1990. Student...
Qeveria e Kosovës i ka pezulluar licencën televizionit “Kl...
Një denoncim është bërë ditën e djeshme në mediat e Kosovë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
Kompania e fluturimeve “Wizz Air” ka shfaqur një tjetër pr...
Prokuroria e Posaçme ka goditur një grup kriminal dhe ka l...
Tashmë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, do të ketë në dor...
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka apeluar ma...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa...
Ish-kryetari i PD-së së vulës, në një nga takimet e tij, u...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka vazh...
Gazetari miliarder, Alfred Peza, është zgjedhur drejt...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...