Aksident në Laç/ Përplasen dy makinat, plagoset shoferja dhe një pasagjere
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në qy...

Nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç ra me 94 mijë, ose me 13.7%, por nga ana tjetër, numri i të rinjve që kërkojnë punë është rritur.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2019, kishte 681,552 persona të moshës 15-29 vjeç, teksa në zyrat e punës ishin të regjistruar si punëkërkues 15,372 persona.
Në tremujorin e fundit të vitit 2023, popullsia e moshës 15-29 vjeç ishte 587,888 persona, ndërsa mbi 17,880 të rinj ishin të regjistruar në zyrat e punës si të papunë, ose 16% më shumë se në 2019.
Ndonëse tregu i punës vitet e fundit ka raportuar mungesa punonjësish në të gjithë aktivitetet, papunësia e të rinjve po vjen gjithnjë e në rritje. Madje vitet e fundit, edhe në sektorin publik që dikur ishte shumë i kërkuar, ka shumë vende të lira, sidomos në qarqe.
Ekspertët e tregut të punës analizojnë se rritja e papunësisë te të rinjtë vjen si mospërputhje e ofertës për punë dhe kërkesës që kanë të rinjtë.
Viti pas viti, arsimi në vendin tonë ka humbur lidhjen me tregun e punës dhe modelin e zhvillimit. Të rinjtë e arsimuar kanë pak sektorë ku mund të angazhohen, teksa ekonomia është përqendruar në sektorë që kërkojnë krah pune, të tillë si punonjësit e shërbimeve, ndërtimit dhe fasonit.

Pas pandemisë, prirja e papunësisë ka shënuar rritje te të rinjtë. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, papunësia në grupmoshën 15-29 vjeç ishte 21,7%, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar arriti në 22%.
Krahasimet tregojnë se edhe në kulmin e pandemisë, kur papunësia e përgjithshme u rrit, papunësia e të rinjve është më e butë se aktualisht.
Anketa të tjera që kanë matur emigracionin potencial, kanë treguar se vështirësitë në punësimin e të rinjve janë shkaktari kryesor për emigrimin e tyre. Gati 80% e personave që largohen nga vendi janë të rinj nën 30 vjeç dhe arsyet e largimit lidhen me përpjekjet për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike.
Të dhënat tregojnë se të rinjtë kanë më shumë vështirësi për të gjetur punë në krahasim me grupmoshat e tjera në moshë pune.
Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22,0% më 2023. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 0,6 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë 2023, ky tregues është ulur me 0,02 pikë përqindje.
Për grupmoshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë ishte 7,9% në tremujorin e fundit 2023. Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,3 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje me 0,4 pikë përqindje./ Monitor.al
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në qy...
Më shumë se 15 raste të “skllavërisë moderne” regjistrohen...
Të tjera detaje janë zbuluar nga Ervin Muçën, drejtori...
Në Bashkinë e Tiranës ka rënë hija e zezë pas zbulimit...
Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel...
Detaje të reja kanë dalë nga pezullimi i 4 zyrtarëve t...
Prokuroria e Tiranës njoftoi të martën më 9 prill marr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga institucioni i KMS...
Gazetarja Anila Hoxha në një intervistë televizive ka ...
Drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Sht...
Detaje të reja kanë dalë për Ervin Muçën, drejtorin e ...
Katër punonjës të Bashkisë së Korçë, zyrtarë të Drejto...
Mëngjesin e së mërkurës është thirrur në SPAK, ish-kry...
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe thirret në S...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar për Fitër Bajram të gji...
Në qytetin e Korçës, pas përfundimit të muajit të shen...
Gazetarja Ola Xama ka zbuluar një tjetër abuzim të kryebas...
Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimt...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca, në prag të festës...
Besimtarët myslimanë falin namazin në Sheshin Skënderbej p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...