EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Katër punonjës të Bashkisë së Korçë, zyrtarë të Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Sektorit të Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, janë pezulluar nga detyra, pasi Prokuroria ka vendosur masën "detyrim paraqitje".
Nga hetimet ka rezultuar se të katër punonjësit kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.
Njoftimi i prokurorisë:
Me kërkesë të Prokurorisë Korçë caktohet ‘Detyrim paraqitje’ dhe pezullohen nga detyra zyrtarët e Bashkisë, llogaritën në mënyrë të paligjshme taksën për ndërtimet dhe komplekset e luksit.
Katër punonjës të Bashkisë Korçë, Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Sektorit të Kontrollit të Zhvillimit të Territorit që merren me shqyrtimin e kërkesave për leje (deklarata, leje zhvillimi, leje ndërtimi, deklarata paraprake, certifikata përdorimi) pranë Bashkisë Korçë, u pezulluan nga detyra dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Personat nën hetim, dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe komplekset e luksit në lagjet 1, 2, 3 11, 12 të qytetit të Korçës në masë më të ulët se sa duhej të paguhej në bazë të ligjit 107/2014, VKM 408, datë 13.05.2018 apo dhe Vendimeve të Këshillit Bashkiak për periudhën 2020-2023, duke shpërdoruar detyrën dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshëm të shtetit.
Për rrjedhojë, në datën 09.04.2024, nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u ekzekutua vendimi nr.106 regj, datë 26.03.2024, i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal: "Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a funksioni publik" parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetasve nën hetim:
1. Zh. L., lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, e dyshuar pwr kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2. E. G., lindur dhe banues në Korçë, me detyrë e Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3. O. P., lindur dhe banues në Korçë, me detyrë specialist i Buxhetit, si dhe në cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit të infrastrukturës, Bashkia Korçë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe
4. S. P., lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal./CNA
Mëngjesin e së mërkurës është thirrur në SPAK, ish-kry...
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe thirret në S...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar për Fitër Bajram të gji...
Në qytetin e Korçës, pas përfundimit të muajit të shen...
Gazetarja Ola Xama ka zbuluar një tjetër abuzim të kryebas...
Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimt...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca, në prag të festës...
Besimtarët myslimanë falin namazin në Sheshin Skënderbej p...
Mbrëmjen e sotme është përmbyllur muaji i shenjtë i Ramaza...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar urdhrin e Pr...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Besimtarët myslimanë këtë të mërkurë do të festojnë Fi...
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shq...
Noterja Rezarta Koçi, e arrestuar më 4 shkurt 2022 për...
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë marrëves...
Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim Drejtorin e Te...
I Ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë,...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar sot kërkesën e In...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të martë ligjin ...
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...