web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitër Bajrami/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Sheshin Skënderbej

10 Prill 2024, 07:02, Aktualitet CNA

Fitër Bajrami/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Sheshin

Besimtarët myslimanë falin namazin në Sheshin Skënderbej pas mbarimit të muajit të Ramazanit.

Sot miliona njerëz në botë festojnë Fitër Bajramin një datë e shënuar për besimtarët myslimanë.

Myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

All-llahu i Madhëruar ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Namazi i Bajramit është vaxhib detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz./ CNA





Lajmet e fundit nga