Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Ekspertët: Ngjarja ka probleme, skena e kontaminuar
Ekspertët kanë rindërtuar vendin e ngjarjes ku ka ndod...

Adriana Kalaja, në një deklaratë për mediat, i ka kërkuar SPAK-ut që të marrë në hetim dosjen Veliaj-Qato-Tusha sa i përket denoncimit të PD-së për pallatin te "Myslim Keta".
Kalaja denoncon se shkatërrimin e pallatit e bënë Mariglen Qato & Co për arsye të xhepit të tyre, pasi paratë e demolimit do të shkonin në llogaritë e "5D"-së.
"Në prill të vitit 2023 denoncuam tenderin e demolimit të një pallati te Rruga ‘Myslym Keta’ në Kombinat. Me të njëjtën metodë si te Teatri, Unaza e Re, Shkozë, 5 Maji e gjetkë, nën mbështetjen e Policisë, jo të shtetit, por të pushtetit, pasi u prenë banorëve në mes të natës ujin e dritat, u bë demolimi i pallatit.
E dini kush e bëri? Kompania ‘5D’ e Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij. Mariglen Qato ishte në krye të forcave policore, më i dhunshëm se ata. Për arsye të xhepit të vet, sepse paratë e demolimit do shkonin në llogaritë e '5D', kompanisë ku ai ishte ortak dhe shefi i tij Veliaj aksioneri kryesor.
Veprat penale për të cilat kallëzuam para një viti zyrtarët më të lartë të bashkisë, nga kryetari Veliaj, nënkryetari Mazniku bashkë me 30 drejtorë, nga Taulant Tusha deri te Mariglen Qato, të dy tashmë të arrestuar nga SPAK-u, janë shpërdorimi i detyrës, falsifikim i dokumenteve, ushtrim i ndikimit të paligjshëm, pastrimi i produktit të veprave penale etj.
Të gjitha kompetencë e SPAK-ut.
Por Dumani as këtë herë nuk ‘zhgënjeu’.
Megjithëse, sipas ligjit procedural penal, kjo çështje duhej hetuar nga SPAK-u, sipas shkresës së mëposhtme Dumani ia kalon për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.
Ndodhur në kushtet kur, të gjitha subjektet janë të lidhura me abuzimet e kompanisë '5D', ne i kërkojmë Prokurorisë së Tiranës të dërgojë për kompetencë këtë dosje në SPAK dhe të bashkojë atë me të '5D'-së.
Po kështu, nisur nga numri i madh i personave të përfshirë në këtë vepër penale, ne kemi ngritur dyshime të arsyeshme se jemi përpara një Grupi të Strukturuar Kriminal nën drejtimin e Erion Veliajt.
Nisur nga faktet e provat që janë evidente pranë SPAK-ut, kërkojmë arrestimin sa më të ngutshëm të Veliajt, si një rrezik serioz për prishjen dhe manipulimin e provave.
Ne nuk do ndalemi derisa të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat dhe paratë publike, të shkojnë para ligjit.
Për të ndalur 'hemorragjinë' e abuzimeve dhe vjedhjeve, për të shkulur hajdutët profesionistë nga zyrat e bashkisë, për ta rimarrë qytetin në dorë, bashkohuni me protestën e së enjtes më 11 prill ora 11.00 para bashkisë!
O sot, o kurrë!", deklaron Kalaja./ CNA
Ekspertët kanë rindërtuar vendin e ngjarjes ku ka ndod...
Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka bërë sot urimin...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ...
Rrjeti "Safe Journalists" i ka dërguar një letër kryetares...
Numri dy i qeverisë njëkohësisht ministrja e Infrastruktur...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, prezantoi sot para Ko...
Sot është zhvilluar në GJKKO seanca e radhës për ish-minis...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për dy koncesionet në shënd...
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës kanë zbarkuar pa...
Disa drejtorë të tjerë të Bashkisë së Tiranës janë nën...
Me 28 mars, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kr...
"Në këtë sofistikim, ky SPAK që mban në burg njerëz pa p...
Skandali me dosjen “5D” vazhdon dhe thellohet. Erion V...
Bashkisë së Tiranës po i del flaka nga korrupsioni dhe...
Kreu i KLP-së, Alfred Balla, në një dalje televizive m...
Kreu i KLP-së, Alfred Balla, ka deklaruar se prokurorë...
Projekti për furnizimin me ujë të disa fshatrave në Jug, k...
Autoriteti i Dosjeve ka bërë me dije se përgjatë vitit...
Gazetari Elvi Fundo bëri një deklaratë të fortë mbrëmj...
Për katër minuta e gjysmë toka është errësuar për shkak të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...