Raporti i Autoritetit të Dosjeve/ Në 2023-shin është verifikuar pastërtia e figurës për 232 zyrtarë
Autoriteti i Dosjeve ka bërë me dije se përgjatë vitit...

Projekti për furnizimin me ujë të disa fshatrave në Jug, ku kryesisht janë dhënë leje për investime strategjike, ka kaluar në fazën e dytë.
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve çeli këtë javë procedurën me objekt “Furnizimi me ujë i zonave bregdetare; Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi të Bashkisë së Himarës, Faza II” me fond limit 372 milionë lekë, apo rreth 3.6 milionë euro.
Kjo procedurë është vijim i asaj të çelur në fund të vitit të shkuar, ku në fazën e parë, fondi limit i parashikuar në atë kohë ishte 743 milionë lekë, apo më shumë se 7 milionë euro.
Sipas dokumenteve që shoqërojnë projektin, në të përfshihet e gjithë zona e shpallur përmes Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit Nr.2, Datë 16.10.2017 “Zonë e investimeve strategjike në vendet e rëndësisë kombëtare për zhvillimin e turizmit” Draleos-Drimadhes-Dhërmi, duke renditur edhe projektet nga Palasa deri në Dhërmi.
DokumentI bën gjithashtu një vlerësim të burimeve që kanë aktualisht këto zona. Më herët, të njëjtat përllogaritje tregonin se për furnizimin me ujë do të kërkohet një kapacitet jo më pak se 290 l/s për të përballuar fluksin e turistëve.
“Kërkesa është sigurimi i një sasie prej jo më pak se 290 l/s, e cila do të përdoret për furnizimin me ujë të komplekseve të reja turistike në fshatin Palasë me anë të një ujësjellësi të ri. Sasia prej 290 l/s parashikohet për pikun e turistëve gjatë stinës së nxehtë të vitit, ku përveç një sasie prej 150 l/s për banorë ka nevojë për një sasi shumë më të madhe uji. Kjo sasi konsiston në mbipopullimin e zonës, sidomos përgjatë vijës bregdetare.
Një turist merr normalisht 30% më tepër ujë se zakonisht. Nëse shtojmë edhe sasinë e ujit për nevoja të shërbimeve publike turistike, pritshmërinë për zgjerimin, apo ndërtimin edhe të komplekseve të tjera turistike, atëherë norma për turist shkon mbi 250 l/s; kështu sasia e nevojshme dhe e kërkuar prej 290 l/s është më se e argumentuar. Kemi parasysh edhe humbjet në rrjet të llogaritura jo më pak se 20-30%”, thuhet në raportin teknik-hidrologjik të projektit.
Dokumenti nënvizonte se në burimin e “Izvorit” ka nevojë për ndërhyrje për sigurimin e sasisë prej 290 l/s. Ndaj shpreh se për këtë qëllim duhet ndërtimi i një kaptazhi të ri në pjesën jugore të kanalit grumbullues të rrjedhjeve të burimit.
Ndër vite, qeveria ka dhënë përmes Komitetit të Investimeve Strategjike statusin për një sërë investimesh që, edhe pse të lakuara si komplekse turistike, në një pjesë të mirë të rasteve kanë përfunduar në komplekse vilash rezidenciale.
Përmes përfitimit të statusit, investitorët fitojnë lehtësi si në përfitimin e tokës, ashtu edhe në lehtësimin e procedurave burokratike, por edhe investimeve që lidhen me infrastrukturën dhe aksesin në energji dhe ujë, diçka që është duke u aplikuar edhe në këtë rast./ Revista Monitor
Autoriteti i Dosjeve ka bërë me dije se përgjatë vitit...
Gazetari Elvi Fundo bëri një deklaratë të fortë mbrëmj...
Për katër minuta e gjysmë toka është errësuar për shkak të...
Gazetari Klodian Tomorri ironizoi kryeministrin Edi Ra...
Kryeministri Edi Rama Rama ka shtruar mbrëmjen e sotme...
Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 3 urdhër-arreste për ...
Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar punën e SPAK...
Ndryshime kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në struktu...
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Inf...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, dit...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën për heqjen e masës së sigurisë a...
QSUT i është përgjigjur deklaratave të deputetes Albana Vo...
Skandali që ka përfshirë drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe v...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, në Komisionin ...
Komisioni “Babale”, i cili drejtohet nga Babalja ose Ervin...
Ditën e sotme ka nisur protesta e fermerëve shqiptarë. Sip...
Grupi i Bashës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e polic...
Sot është mbledhur komisioni për Shëndetësinë, ku ësht...
Kryeministri Edi Rama në takimin e 70-të të Komisionit...
Ministrja Mirela Kumbaro në takimin e 70-të të Komisionit ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...