Drejtorët e Veliajt prapa hekurave/ Bardhi, thirrje për protestë
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ...

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka bërë sot urimin e tij për festën e Fiteër Bajramit.
Në fjalën e tij, Myftiu tha se kjo është dita e shpërblimit, e harmonisë shpirtërore, solidaritetit, e vëllazërisë dhe të afrimit me njëri-tjetrin.
“Të nderuar besimtarë myslimanë të Qarkut të Korçës, motra dhe vëllezër, në emër të Myftinisë së Zonës Korçë dhe në emrin tim personal, ju përshëndes me paqen dhe sigurinë që vjen prej Krijuesit tonë Mëshirues dhe Mëshirëbërës dhe ju uroj gëzuar Fitër Bajramin, ditën e shpërblimit, e harmonisë shpirtërore, solidaritetit, e vëllazërisë dhe të afrimit me njëri-tjetrin.
Ne po e përcjellim me përmallim Muajin e Bekuar të Ramazanit, me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar lutjet, adhurimet dhe sakrificën tonë. Ramazani na mësoi se mirësitë dhe begatitë që na ka dhënë i plotfuqishmi, marrin kuptim, vetëm atëherë kur ndahen me të tjerët me synim fitimin e kënaqësisë së Zotit.
Ky muaj i madhërueshëm na mësoi se sofra e iftarit është sofra e harmonisë dhe e vëllazërisë, mes besimtarëve, mes vëllezërve dhe miqve, mes të pasurve dhe të varfërve. Të gjithë jemi të barabartë para Krijuesit, dallimi është vetëm në devotshmëri, në përkushtim, në bujari dhe te sinqeriteti në adhurim, lutje dhe vepër të mirë që bëjmë.
Lutjet, adhurimet, sakrifica, dhe ripërtëritja shpirtërore që përjetuam gjatë muajit të bekuar të Ramazanit na forcon dhe motivon ta shohim festën e Fitër Bajramit si ditën e shpresave të reja, si ditën e të kujtuarit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin, si ditën e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren.
Fitër Bajrami është nesër, ditën e mërkurë, dt.10 prill 2024, ceremonia e faljes për dy xhamitë e qytetit do të zhvillohet para oborrit të xhamisë së vjetër “Iljas Bej Mirahori”, ndërsa në zonat e tjera në xhamitë përkatëse.
Janë të mirëpritur të gjithë besimtarët, burra dhe gra, fëmijë e të moshuar, të marrin pjesë në ceremoninë e faljes së Bajramit, e cila fillon në orën 06:30 dhe kulmon me faljen e namazit të Bajramit në orën 07:00.
Ceremonia e pritjes dhe urimeve do të zhvillohet në ambientet e Myftinisë Korçë mes orës 10.00 – 12.00.
Më lejoni së fundmi në këto çaste të gëzuara të festës së Fitër Bajramit, këtij momenti të gëzimit dhe të lehtësimit shpirtëror, t'ju përcjell mesazhet e mia më të sinqerta për një jetë sa më të lumtur, për shëndet dhe mirësi. Gëzuar dhe për shumë vjet Fitër Bajramin!”/ CNA
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ...
Rrjeti "Safe Journalists" i ka dërguar një letër kryetares...
Numri dy i qeverisë njëkohësisht ministrja e Infrastruktur...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, prezantoi sot para Ko...
Sot është zhvilluar në GJKKO seanca e radhës për ish-minis...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për dy koncesionet në shënd...
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës kanë zbarkuar pa...
Disa drejtorë të tjerë të Bashkisë së Tiranës janë nën...
Me 28 mars, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kr...
"Në këtë sofistikim, ky SPAK që mban në burg njerëz pa p...
Skandali me dosjen “5D” vazhdon dhe thellohet. Erion V...
Bashkisë së Tiranës po i del flaka nga korrupsioni dhe...
Kreu i KLP-së, Alfred Balla, në një dalje televizive m...
Kreu i KLP-së, Alfred Balla, ka deklaruar se prokurorë...
Projekti për furnizimin me ujë të disa fshatrave në Jug, k...
Autoriteti i Dosjeve ka bërë me dije se përgjatë vitit...
Gazetari Elvi Fundo bëri një deklaratë të fortë mbrëmj...
Për katër minuta e gjysmë toka është errësuar për shkak të...
Gazetari Klodian Tomorri ironizoi kryeministrin Edi Ra...
Kryeministri Edi Rama Rama ka shtruar mbrëmjen e sotme...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...