web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E arrestuar për mashtrim, dënohet me 12 vite burg noterja

9 Prill 2024, 19:37, Aktualitet CNA
E arrestuar për mashtrim, dënohet me 12 vite burg noterja
Noterja Rezarta Koçi

Noterja Rezarta Koçi, e arrestuar më 4 shkurt 2022 për mashtrim, vjedhje dhe shpërdorim detyre është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit.

Nga ulja e dënimit përfundimisht, noterja do të kryejë tetë vite burg.

Pre e mashtrimeve të noteres 40-vjeçare ishin pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, ndërsa përmes mashtrimit kishte arritur të përvetësonte 2 mln euro, që më pas i kalonte në llogarinë personale.

"Në përfundim të gjykimit, më datë 04.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Lutfije Celami dhe anëtare znj. Miranda Andoni dhe z. Qemal Zaimi, vendosi:

- Lënien në fuqi të vendimit Nr.313 datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me ndryshimin si vijon: 

- Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal pas bashkimit të dënimeve, e pandehura R. K dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

- Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale pas uljes së dënimit me 1/3, e pandehura R. K  dënohet përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim", thuhet në vendim.

 





Lajmet e fundit nga