web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk do të kursehet askush”/ Lala zbardh takim me Altin Dumanin, çfarë i tha për inceneratorët

28 Shtator 2023, 15:28, Aktualitet CNA

“Nuk do të kursehet askush”/ Lala zbardh takim me Altin

Afera e inceneratorëve është një nga çështjet për të cilat kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, diskutoi në takimin me gazetarët.

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje nga biseda me Dumanin. Sipas saj, Dumani ka zbuluar se ka prova që rëndojnë statusin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe të ish-sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.

Lala tha se SPAK-u ka në dorë fakte për udhëtime të Gjiknurit me biznesmenët e inceneratorëve.

Gazetarja theksoi se Dumani ka paralajmëruar që nuk do të kursejë askënd nëse ka prova dhe fakte.

“Z. Dumani e ka kthyer në një traditë, për të dhënë informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve që ka në dorë SPAK-u. Ishte e vështirë që t’i merrje lajme, gjithsesi i shkëputëm disa detaje.

Për hetimin për Ahmetajn, tha se ka zhvillime surprizuese. Sipas z.Dumani rëndohet pozita e z.Ahmetaj.

Ka verifikime për z.Gjiknuri. Bëhet fjalë për disa udhëtime me biznesmenët e inceneratorëve. Dumani tha se nuk do të kursehet askush nëse rezultojnë prova dhe fakte”, nënvizoi Lala./ CNA





Lajmet e fundit nga