web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbahet sot në Tiranë Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi 2025/ Fokusi në katër sektorë strategjikë

17 Tetor 2025, 11:00, Aktualitet CNA

Mbahet sot në Tiranë Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi 2025/

Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi 2025 do të mbahet ditën e sotme në Tiranë. Ky forum organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜS?AD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Në hapjen e aktivitetit do të marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama dhe zëvendëspresidenti turk, Cevdet Yilmaz. Gjithashtu forumi do të presë 1500 pjesëmarrës nga të dyja vendet, ku përfshihen përfaqësues të lartë qeveritarë, investitorë, sipërmarrës dhe aktorë të zhvillimit ekonomik.

Forumi do të fokusohet në katër sektorë strategjikë me potencial zhvillimi: Ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia së bashku me industrinë ushqimore.

Bëhet me dije se aktiviteti do të ketë panele diskutimi interaktiv dhe takime të drejtpërdrejta të bizneseve me qeverinë dhe bizneseve me njëri-tjetrin. Takimet synojnë të krijojnë mundësi konkrete për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash midis bizneseve dhe institucioneve. /CNA





Lajmet e fundit nga