
Avokati Saimir Vishaj ka shpallur kandidaturën për të qenë Avokat i Popullit.
CNA e ka kontaktuar avokatin e mirënjohur, i cili e ka konfirmuar dhe gjithashtu ka thkesuar se po mbledh firmat. Aktualisht ka mbledhur rreth 20 firma nga të gjitha palët politike.
Deri tani kandidaturat e propozuara janë Besim Ndregjoni që e pretendon sërish Sali Berisha.
Nga Partia Socialiste në media është lakuar emri i ish-ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Që nga çelja e vakancës më 13 tetor për të marrë kreun e Avokatit të Popullit është lakuar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula.
Së fundmi është avokati Saimir Vishaj që ka zyrtarizuar kandidaturën e tij.
Saimir Vishaj ka përfunduar studimet për Drejtësi në vitin 1996 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Me një eksperiencë të gjatë në fushën e avokatisë, Vishaj nga viti 2009 deri në shtator 2025 drejtoi Dhomën e Avokatëve Penalistë.
Avokati është një zë i fortë publik me qëndrimet për problematika të ndryshme lidhur me drejtësinë, gjyqësorin, ato sociale dhe jo vetëm. Interesi publik dominon në çdo dalje të tij edhe përballë çështjeve më të nxehta të aktualitetit dhe politikës.
Vishaj ka qenë avokat i disa prej çështjeve më të bujshme si ajo e “Lazaratit” apo autorit të vrasjes së grave Dan Hutra.
Pak kohë më parë avokati sfidoi edhe sëmundjen e rëndë pas shumë muajsh në intubim. Pas kurimit në Itali Vishaj u rikthye në Shqipëri dhe në një dalje deklaroi: ika fshehtas nga spitali sepse duhet të punoj.
Aktualisht postin e Avokatit të Popullit e mban Erinda Ballanca mandati i së cilës ka përfunduar që në vitin 2022. Ballanca u zgjodh në vitin 2017 dhe ishte propozim i opozitës së kohës.
Mandati i Avokatit të Popullit është 5-vjeçar./CNA
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur mirënjohjen pë...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e presidentit Bega...
Gjykata Kushtetuese është kujtuar që t'i kërkojë Presidenc...
SPAK ka ndarë detaje nga hetimet e kryera që çuan në dërgi...
SPAK dërgon për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dh...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës. Kreu i ...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në zo...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në ak...
Rruga e Kombit do të jetë me kalim pa pagesë në datë 17 te...
Nisin lëvizjet në policinë e Qarkut Korçë. Mësohet se lëvi...
Sot janë mbushur plot dy muaj nga mashtrimet e Erion Velia...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksioni...
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej, po dëshmon sot ...
SPAK ka dërguar sot për gjykim në GJKKO dy persona të akuz...
Deputetja Zegjine Çaushi, me reagimin e saj në Kuvend, ka ...
Në Tiranë do të zhvillohet edicioni i 9-të i Maratonës së ...
Ashtu si para çdo seance parlamentare nuk ka munguar parad...
Sot po zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuvend k...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...