Drejtorët hajdutë të Veliajt në burg/ Nesër, sërish protestë para Bashkisë
Nesër do të zhvillohet protesta e radhës e qytetarëve kund...

Skandali me nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS është kryefjala e këtyre ditëve pas arrestimit të drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.
Disa nga vartësit e Muçës, kryesisht specialistë, kanë treguar se si u urdhëruan nga shefi i tyre për nxjerrjen e të dhënave.
Këto dëshmi që zbardhen në dosjen hetimore të SPAK-ut, janë publikuar në emisionin e Klodiana Lalës, “Në Shënjestër”.
Njëra prej se specialisteve rrëfen se Muça erdhi në zyrë dhe i urdhëroi dy prej kolegëve të saj mbylljen e aksesit për shefin e sektorit, por ky i fundit i kishte kundërshtuar.
“Më datë 2 Gusht, rreth orës 15.00 në zyrë ka ardhur drejtori Ervin Muça, i cili u ka kërkuar dy prej specialistëve mbylljen e aksesit për shefin e sektorit dhe në vazhdim të raportonim vetëm te ai, pra te drejtori. Por pa kaluar as 5 minuta, në adresat tona erdhi një email nga adresa e Ardit Muços, ku ai na shkruante që të mos bënim asnjë proces lidhur mbi back up-in e të dhënave në sistemin TIMS. Kjo pasi sipas tij është e ndaluar dhe përgjegjësia është individuale”, ka dëshmuar specialistja G. S.
Kjo është konfirmuar edhe nga specialistja A.V., e cila ka deklaruar se:
“Më datë 2 Gusht 2023, drejtori më mori në telefon dhe më tha t’i shkoja në zyrë. Ku më kërkoi që të bëja një kopje të të dhënave që lidheshin me back up-in e sistemit TIMS dhe sistemeve te tjera që janë pjesë e back up. Nga ana ime nuk është përcjellë asnjëherë dhe askujt asnjë kopje e bazës së të dhënave. Po më këtë datë, më duhet të them se një punonjës i jashtëm, njohje e drejtorit Ervin Muça, tentoi të kryente procesin e back up, por dështoi në këtë proces”.
Ndërkohë, specialistja Xh.Ç, ka rrëfyer se operacioni për kalimin e të dhënave nuk ishte kryer i plotë.
“Gjatë kohës që A. V u ul në kompjuterin tim për të bërë back up-in, në këtë moment në zyrë vjen edhe një person nga AKSHI, i cili erdhi aty për të ndihmuar kolegen time. Ndërkohë që sipas urdhërit të drejtorit unë duhet të qëndroja për gjatë gjithë kohës aty, për të mësuar se si kryhej procesi. Gjë që e bëra deri në orën 20.30, pasi procesi nuk po mbyllej. Nga ajo që mësova është se eksportimi i të dhënave ishte kryer vetëm në masën 500 mgb. Por jo i gjithë, pasi diçka nuk shkonte”, ka dëshmuar Xh. Ç.
Të nesërmen zyrtarja i tha Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, se një kolege e kishte informuar përmes telefonit se kishin qëndruar deri në mesnatë në institucion dhe se procesi nuk kishte përfunduar. Ndërkohë që në zyrë, në kompjuterin e saj ajo gjeti mbi tavolinë edhe Hard Diskun që një ditë më parë ia kishte dhënë drejtori Ervin Muça, Hard Disk që do të shërbente për të hedhur të dhënat e sistemit. Por që kur ajo e kontrolloi, kuptoi që ishte bosh dhe nuk kishte asnjë të dhënë të ruajtur.
Nesër do të zhvillohet protesta e radhës e qytetarëve kund...
Emisioni “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala k...
Nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç r...
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në qy...
Më shumë se 15 raste të “skllavërisë moderne” regjistrohen...
Të tjera detaje janë zbuluar nga Ervin Muçën, drejtori...
Në Bashkinë e Tiranës ka rënë hija e zezë pas zbulimit...
Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel...
Detaje të reja kanë dalë nga pezullimi i 4 zyrtarëve t...
Prokuroria e Tiranës njoftoi të martën më 9 prill marr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga institucioni i KMS...
Gazetarja Anila Hoxha në një intervistë televizive ka ...
Drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Sht...
Detaje të reja kanë dalë për Ervin Muçën, drejtorin e ...
Katër punonjës të Bashkisë së Korçë, zyrtarë të Drejto...
Mëngjesin e së mërkurës është thirrur në SPAK, ish-kry...
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe thirret në S...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar për Fitër Bajram të gji...
Në qytetin e Korçës, pas përfundimit të muajit të shen...
Gazetarja Ola Xama ka zbuluar një tjetër abuzim të kryebas...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...