web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryetarja e AMA-s zgjidhet Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore

28 Shtator 2023, 21:18, Aktualitet CNA

Kryetarja e AMA-s zgjidhet Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi është zgjedhur si Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore.

Vendimi është marrë në Asamblenë e 22-të Plenare të Rrjetit, e cila u mbajt këtë të enjte për herë të parë në Shqipëri.

Krasniqi deklaron se zgjedhja si Presidente shton përgjegjësitë e saj për vazhdimësinë e bashkëpunimit, të identifikimit dhe përballjes së sfidave, por edhe të krijimit të urave të reja.

Kryetarja e AMA-s zgjidhet Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve

“E nderuar të mirëpres, për herë të parë në Shqipëri, Asamblenë e 22-të Plenare të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore.

Zgjedhja si Presidente e këtij Rrjeti me 27 vende anëtare nga Rajoni i Mesdheut, shton përgjegjësitë e mia për vazhdimësinë e bashkëpunimit, të identifikimit dhe përballjes bashkarisht të sfidave që dikton koha në të cilën jetojmë, por edhe të krijimit të urave të reja.

Kryetarja e AMA-s zgjidhet Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve

Me shumë interes dita parë e kësaj Asambleje, ku, në dy panelet e parashikuara, u diskutua për Aktin Europian të Lirisë së Medias që pritet të miratohet së shpejti nga Këshilli i Europës, për median cilësore, verifikimin e fakteve, për Platformat e Ndarjes së Videove dhe nevojën e rregullimit të funksionimit të tyre.

E nderuar dhe mirënjohëse për praninë dhe përshëndetjen e këtij eventi, nga kreu i ERGA-s, Z. Giacomo Lasorella”, thekson kryetarja e AMA-s./ CNA

Kryetarja e AMA-s zgjidhet Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve

Kryetarja e AMA-s zgjidhet Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve





Lajmet e fundit nga