web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi apo Iliri drejt arrestit?/ Meta në panik sulmon SPAK-un

15 Prill 2024, 22:27, Aktualitet CNA

Kryemadhi apo Iliri drejt arrestit?/ Meta në panik sulmon SPAK-un

Njësoj si Mirel Mërtiri dhe Erion Veliaj që sulmuan Klodian Brahon dhe SPAK-un, e njëjta situatë po ndodh me me Ilir Metën, i cili sulmon SPAK-un në prag të prangave apo veprimeve konkrete nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka çuar procedurat drejt gjykatës për të proceduar në lidhje me çështjen Meta.

Kjo është arsyeja që tregon panikun e ish kryeministrit, ish presidentit sonte në Opinion.

“As s’më intereson a jam në hetim. SPAK në shërbim të Ramës bën sikur arreston drejtorë për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës.

Ma sill këtu Altin Dumanin, ma sill këtu. E hetoj për veprim politik të qëllimtë. T’i vërë hekurat Ramës dhe Veliajt për inceneratorët. Nuk e llogaris fare, SPAK është një seksion i Rilindjes”, tha Meta./ CNA





Lajmet e fundit nga