web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja “Beleri”, Rama flet nga Parisi: Ndez zjarre duke u fshehur tek partia e “non gratës”

15 Prill 2024, 21:03, Aktualitet CNA
Çështja “Beleri”, Rama flet nga Parisi: Ndez zjarre duke
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës së tij mbrëmjen e sotme foli edhe për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili sot zyrtarizoi kandidaturën për eurodeputet në partinë e kryeministrit grek Mitsotakis.

Rama duke iu referuar Belerit, tha se Himara nuk meriton për asnjë arsye që të bëhet pre e zjarreve, që ndizen nga njerëz që fshihen në partinë që drejtohet nga “non-grata”.

“Nuk dua të bëj komente ish-kryebashkiakun në detyrë të Himarës, pasi ai është në proces gjyqësor.

Por zgjedhja në Këshill tregoi për një realitet krejt të ndryshëm, nga ai realitet që perceptojnë miqtë tanë grekë.

Zgjedhjet janë një ditë, por jeta e atyre që jetojnë në Himarë vijon çdo ditë. Konfliktet nuk duhet të vazhdojnë, pasi aty njerëzit nuk mund të jetojnë në pafundësi duke i ikur hijes së konfliktit.

Zgjedhja e fundit tregoi se Himara mund të drejtohet pa konflikte.

Himara nuk meriton për asnjë arsye që të bëhet pre e zjarreve, që ndizen nga njerëz që fshihen në partinë që drejtohet nga “non-grata”.

Zgjedhjet duhet të shpallen nga Presidenti i Republikës.

Nëse Gjykata vendos se Beleri është i pafajshëm, atëherë ai do të vazhdojë detyrën e kryebashkiakut. Nëse del fajtor nga Gjykata, atëherë do të kemi zgjedhje të reja në Himarë."/ CNA

 





Lajmet e fundit nga