Reforma Zgjedhore, Grupi i Dialogut miraton planin e punës
Grupi i Dialogut në Komisionin e Ligjeve ka miratuar plani...

Ministria e Infrastrukturës ka reaguar pas deklaratave të opozitës dhe raportimeve në media se kompania Shell është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag.
Sipas saj, raportimet kanë sjellë dezinformim nga mungesa e informacionit të nevojshëm apo dashakeqësia me frymëzim politik.
Ministria deklaron se kërkimet në Shpirag nuk janë ndalur dhe se nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve në Shpirag.
Në deklaratë theksohet se aktualisht po bëhen kërkime për zgjidhjen e duhur teknologjike për vënien në shfrytëzim të pasurisë nëntokësore.
Deklarata e plotë:
Procesi i kërkimeve për naftëgazmbajtjen në zonën e Shpiragut, si një ambicie strategjike dhe program afatgjatë i Qeverisë Shqiptare, nisur me miratimin e Kontratës me Ndarje Prodhimi në Korrik 2009, vazhdon me vështirësitë përkatëse si pasojë e formacionit gjeologjik tejet kompleks të nëntokës së kësaj zone.
Tanimë jemi në fazën kur është shkencërisht i provuar dhe i dokumentuar, zbulimi i një depozite të konsiderueshme prej 225 milionë barrelash rezervë nafte, si edhe një rezervë domethënëse gazi në nëntokën e Shpiragut.
Gjithashtu testet e cilësisë së naftës në këtë rezervë kanë dhënë një rezultat të shkëlqyer, me një gravitet që varion midis 35-37o API (American Petroleum Institute) ose e thënë ndryshe, një cilësi në thuajse të njëjtët parametra me naftën e vendeve avangardë në tregun e arit të zi.
Koha e finalizimi i procesit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës, prandaj edhe kompania SHELL, specialistët e fushës, si edhe autoritetet shtetërore kanë qenë vazhdimisht të kujdesshëm për afatet kohore të nevojshme.
Por në kushtet e diziformimit të ditëve të fundit, nga mungesa e informacionit të nevojshëm apo dashakeqësia me frymëzim politik, del nevoja e nënvizimit publikisht të së vërtetës se kjo është një marrëveshje hidrokarbure në fuqi dhe se nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve në Shpirag, por ka vetëm kërkim për zgjidhjen e duhur teknologjike për vënien në shfrytëzim të një pasurie nëntokësore tanimë të zbuluar.
Është për të ardhur keq që me një ngut cinik disa burime dizinformimi kanë rendur të njoftojnë dështimin e kërkimeve në një prej vendburimeve më të rëndësishme të vendit tonë, duke u përpjekur të bëjnë politikë partiake edhe me këtë proces tërësisht teknik dhe qartësisht me interes kombëtar.
E sigurojmë opinionin publik, se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë pa asnjë mëdyshje punën, në ndërveprim me kompanitë partnere për të bërë të finalizuar procesin e shfrytëzimit të naftës së zbuluar në zonën e Shpiragut, në pritje të lajmeve të tjera të mira në zona të tjera naftëmbajtëse në vend, ku ka të dhëna shumë inkurajuese./ CNA
Grupi i Dialogut në Komisionin e Ligjeve ka miratuar plani...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg p...
Gjykata e Lartë ka caktuar datën për rekursin kundër Drita...
Me vendim të GJKKO-së janë sekuestruar 9 pasuritë e Za...
Qytetarët shqiptarë, që udhëtuan javën e kaluar për arsye ...
Përfituan 7500 m2 tokë në Tiranë përmes falsifikimit, ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kërkoi reformim t...
Media italiane, “La Repubblica”, ka bërë një artikull ...
19 shoqata biznesi dhe dhoma tregtie i janë drejtuar me nj...
Qendrat e mëdha urbane të rajonit të Ballkanit do të përje...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv, Meri Kumbe, ka f...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hartuar së fundi një projekt-...
Met Salliu, një ndër kultivuesit më të vjetër të drithërav...
Tendencat e zyrës së ardhshme po shënojnë një udhë të re d...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar dhe ka dënuar...
Mbrëmjen e djeshme në Galerinë e Arteve Digjitale u organi...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka dënuar as...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi tregoi këtë të dielë...
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, foli për situatë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...