Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...

Me vendim të GJKKO-së janë sekuestruar 9 pasuritë e Zamir Hoxhës, Vladimir Hoxhës, Dilaver (Oliver) Hoxhës, Mentor Hoxhës dhe Alfonc Hoxhës, si dhe personave të lidhur me ta, për shkak se janë siguruar nga të ardhurat kriminale.
Të katër vëllezërit dhe nipi i tyre Alfonc Hoxha, akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit, emigracionit klandestin dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Këto aktivitete të jashtëligjshme kanë kryer në vendet e Europës.
Njoftimi i SPAK:
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, është regjistruar kryesisht procedimi pasuror nr. 3, datë 01.02.2024, në lidhje me pasuritë e subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe personave të lidhur me ta.
Ky procedim pasuror është regjistruar pas hetimeve paraprake të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të vitit 2023, të regjistruar në këtë prokurori.
Subjekti i këtij procedimi pasuror Zamir Hoxha, është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal, si pjestar i një grupi të struktuar kriminal, i destinuar në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani, gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2019, ku pjesa më e madhë e anëtarëve të këtij grupi të struktuar kriminal të kryesuar nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasniqi), janë deklaruar fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet gjyqësore në Danimarkë.
Subjektet e këtij hetimi pasuror, vëllezërit Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha, që para vitit 2012, kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda, si pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit, emigracionit klandestin dhe trafikimit të lëndëve narkotike, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë.
Gjithashtu subjekti i hetimit pasuror Alfonc Hoxha, nipi i katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Gjermani, në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës Federale të Gjermanisë.
Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme prej subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe personave të lidhur me ta.
Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimet nr. 9, datë 16.02.2024 dhe nr. 11, datë 28.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve nën hetimin pasuror Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe të personave të lidhur me ta.
Në zbatim të urdhërave të ekzekutimit të datave 19.02.2024 dhe 28.02.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga oficerët e shërbimit të Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:
1. Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth 94 000 (nëntëdhjetë e katër mijë) Euro;
2. Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth 145 000 (njëqind e dyzetë e pesë mijë) Lekë;
3. Pasuria e paluajtshme e llojit “truall” dhe “arë”, me sipërfaqe 600 m², prej së cilës 145.6 m² truall dhe 134.3 m² sipërfaqe ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 3 katëshe ( kati përdhe 134.3 m², kati i parë 134.7 m², kati i dytë 134.7 m² dhe verandë 3.7 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit K.H;
4. Pasuria e paluajtshme e llojit “truall” dhe “arë”, me sipërfaqe totale 600 m², prej së cilës 166.1 m² truall dhe 137.1 m² sipërfaqe ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 2 katëshe (kati përdhe 137.1 m² dhe kati i parë 146.6 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të Mentor Hoxha;
5. Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 800 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetases S.D. (H.);
6. Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 8 000 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit D.Ç.;
7. Pasuria e paluajtshme e llojit “njësi”, me sipërfaqe totale ndërtimi 325.8 m² (sipërfaqe social ekonomike 290.5 m² dhe sipërfaqe takuese 35.3 m²), me adresë Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Dilaver Hoxha, e legalizuar me leje legalizimi nr.137 507, datë 15.11.2018;
8. Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 9.936 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit K.H.;
9. Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 22.500 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit G.B.
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar, nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerët e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po vazhdojnë veprimet hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestrimi me vendimet nr. 9, datë 16.02.2024, dhe nr. 11, datë 28.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe dorëzimin e tyre përfaqësuesve të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë./CNA
Qytetarët shqiptarë, që udhëtuan javën e kaluar për arsye ...
Përfituan 7500 m2 tokë në Tiranë përmes falsifikimit, ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kërkoi reformim t...
Media italiane, “La Repubblica”, ka bërë një artikull ...
19 shoqata biznesi dhe dhoma tregtie i janë drejtuar me nj...
Qendrat e mëdha urbane të rajonit të Ballkanit do të përje...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv, Meri Kumbe, ka f...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hartuar së fundi një projekt-...
Met Salliu, një ndër kultivuesit më të vjetër të drithërav...
Tendencat e zyrës së ardhshme po shënojnë një udhë të re d...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar dhe ka dënuar...
Mbrëmjen e djeshme në Galerinë e Arteve Digjitale u organi...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka dënuar as...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi tregoi këtë të dielë...
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, foli për situatë...
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka folur me supe...
Nisur nga shtimi i fluksit të automjeteve, kryesisht drejt...
SPAK ka sekuestruar apartamentin e ish-kreut Bashkisë së L...
Në një intervistë televizive, avokati Spartak Ngjela p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...