web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasadori i BE-së: Gjykata Kushtetuese, një institucion kyç i sistemit demokratik

15 Prill 2024, 19:29, Aktualitet CNA
Ambasadori i BE-së: Gjykata Kushtetuese, një institucion kyç i
Silvio Gonzato dhe Holta Zaçaj

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka takuar ditën e sotme kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, ambasadori u shpreh se Gjykata Kushtetuese është një institucion kyç i sistemit demokratik të Shqipërisë.

“Kënaqësi të takoja znj. Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Diskutuam për punën e Gjykatës dhe bashkëpunimin tonë të ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të Shqipërisë.”, shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në X./ CNA





Lajmet e fundit nga