LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni i Etikës përjashton për 40 ditë Edi Palokën

9 Shkurt 2024, 16:11, Aktualitet CNA

Komisioni i Etikës përjashton për 40 ditë Edi Palokën

Komisioni i Etikës ka shqyrtuar kërkesën e PS-së për përjashtimin e deputetit Edi Paloka si dhe deputetit Petrit Doda.

Komisioni i Etikës ka përjashtuar për 40 ditë Palokën dhe për 20 ditë Petrit Dodën.

Ky përjashtim vjen pasi Paloka i vuri flakën rregullores së Kuvendit brenda sallës ndërsa Doda për gjuhën e përdorur në Kuvend.

Tensionet kanë ndodhur gjatë seancës parlamentare të një dite më partë, ku opozita vijoi me aksionin e saj brenda dhe jashtë Kuvendit.

Nga ana tjetër deputeti Flamur Noka jashtë Kuvendit i hodhi miell në drejtim të punonjësve të gardës./ CNA

Lajmet e fundit nga