Dalin faktet/ Veliaj bën avokatin e Evi Kokalarit
Evi Kokalari, sa më shumë tenton të mohojë të vërtetën aq ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot një rregullore që sipas tyre rregullon marrëdhënien me mediat.
Në fakt rregullorja në fjalë nuk rregullon marrëdhënien me median, por e cenon atë.
Po me të njëjtën rregullore, KLP ka bërë tentativa për të “grabitur” punën e kryeredaktorëve dhe redaktorëve, duke vendosur atë se çfarë përbën lajm dhe se si bëhet ky lajm dhe se kur ka interes një mbledhje apo një aktivitet.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një institucion që paguhet me taksat e qytetarëve, të cilët kanë të drejtë të informohen edhe për prapaskenat që ndodhin brenda mureve të KLP-së.
Derisa të zbatohet Ligji, KLP nuk ka pse të ketë frikë dhe të fusë censurimin me rregullore të tilla.
Për më tepër kur në rregullore guxojnë dhe shkruajnë se mund të kërkojnë edhe medias largimin e një gazetari të akredituar.
Në këtë pjesë janë kujdesur që të shtojnë, nëse gazetari bën shkelje qartësisht të dallueshme të objektivitetit dhe profesionalizmit, Kushtetutës.
Por, nuk saktësojnë se cilat janë këto shkelje, si qenka shkelja e profesionalizmit dhe objektivit, kur iu zbardhen skandalet, kur iu thuhet e vërteta, apo kur nuk bëhet lajmi sipas dëshirës së tyre.
Që kur “kryeredaktorët” e KLP-së, vlerësojnë profesionalizmin dhe objektivitetin e një gazetari?
“Çdo kërkesë për informacion duhet t’i drejtohet Koordinatorit për të Drejtën e Informimit, i cili është përgjegjës edhe për koordinimin e sigurimit të informacionit brenda institucionit. Koordinatori për të Drejtën e Informimit, me miratimin e anëtarit të caktuar të Këshillit, ka të drejtë të kërkojë nga drejtuesi përkatës i medias së akredituar zëvendësimin e një gazetari, nëse rezultojnë shkelje qartësisht të dallueshme të objektivitetit dhe profesionalizmit, si dhe për shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe të parimeve të kësaj rregulloreje.
Në rastin kur shkelja është publike, e rëndë, apo flagrante, anëtari i caktuar nga Këshilli merr vendim për heqjen e akreditimit të gazetarit që kryen shkeljen. Vendimi i komunikohet drejtuesit të medias përkatëse, nëpërmjet Koordinatorit për të Drejtën e Informimit. Në këtë rast, anëtari i caktuar njofton Këshillin në mbledhjen e radhës”, thuhet në nenin 8 të rregullores skandaloze./CNA.al
Evi Kokalari, sa më shumë tenton të mohojë të vërtetën aq ...
Evi Kokalari, në një dalje publike ka folur për Rezeart Xh...
Në një dite tetori me shi të shekullit të kaluar, mbylli s...
Prej muajsh ka filluar një betejë të ashpër me Partinë Dem...
Një grua në mesomoshë rreth të 50-ave, siç është e lindur ...
Pas duelit elektoral, një fazë e re hapet për Partinë Demo...
Amnistia fiskale një projekt i Qeverisë i hedhur për k...
Mirel Mërtiri është akuzuar nga politika, por nëpërmje...
Fitorja e Giorgia Melonit në Romë është në krye të tit...
Kush ishte Isa Toska Isa Toska i Parë, në kohë të Tur...
E premte pasdite. Kur mendon se lajmi i ditës është mi...
Zgjedhjet lokale të pranverës së 2022-shit, ndryshe nga at...
Sot e gjej të natyrshme që të shkruaj disa radhë për n...
Ka dalë një tezë e re, mund të quhet ndoshta e ripërsëritu...
Nëse policia, prokuroria dhe gjykata do të trajtonin ç...
LSI-ja dhe Ilir Meta, më parë Monika Kryemadhi, kanë m...
Lulzim Bashës mund t’i përdorja çdo epitet si politikan, m...
Lulzim Basha është kthyer në tregun politik sërish me ...
“BBC” ka nxjerrë një raport në lidhje me financimet e bëra...
Po ndodh ditë pas dite, ndoshta është e pabesueshme, por f...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...